Partia Demokratike mbledh sot Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar. Kjo mbledhje vjen një ditë pas mbledhjes së kolegjit të kryetarëve.
Sipas njoftimit të PD për këtë mbledhje, situata politike në vend ka qenë në fokus të mbledhjes së kryetarit të PD me kryetaret e partisë në rrethe.
“Pas raportimeve për përmbushjen e detyrave për organizimin e partisë, që janë realizuar në periudhën korrik-shtator, Basha ka theksuar se tashmë partia duhet të fillojë menjëherë përgatitjet elektorale dhe për aksion politik”, thuhet në njoftimin e PD.
“Vendi është në një krizë të thellë shumëplanëshe dhe detyra e PD dhe e opozitës është të angazhohet seriozisht për të qenë pranë njerëzve dhe për t’i hapur rrugë prespektivës europiane të Shqipërisë. Opozita ka dhënë propozimet e veta për zgjidhjen e krizës në vend, që kalon përmes zgjedhjeve të njëkohshme parlamentare dhe lokale të parakohshme, me qeveri tranzitore që garanton standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka deklaruar në këtë mbledhje Lulzim Basha.
Një prej vendimeve të kësaj mbledhje ishte ngritja e shtabit qendror elektoral dhe politik, shtabe që do te shtrihen në mënyrë piramidale në të gjithë vendin.
Puna thotë PD, do të përqendrohet në planin e ofrimit të zgjidhjes për qytetarët, denoncimeve për aferat korruptive dhe kriminale të Qeverisë, bashkimi i faktorëve dhe aktorëve me potencial njerëzor dhe elektoral pranë PD, si dhe hapja e partisë për njerëz me integritet profesional e moral.
Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka paraqitur kryetarëve të Degëve një kalendar të qartë dhe konkret pune, me përgjegjësi dhe afate të qarta.
Për momentin PD protestat i kalon në plan të dytë.
“Ndërkohë për aksionin politik, që përfshin edhe protestat, është vendosur që format dhe afatet të përcaktohen në një moment të dytë për të shmangur shfokusimin nga çështjet kryesore që janë aktualisht në vëmendje: fazën finale të zgjidhjes së krizës politike dhe procesi i integrimit evropian”, thuhet në njoftimin e PD. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës