LAJMI I FUNDIT:

PD padit në prokurori deputetin e opozitës

PD padit në prokurori deputetin e opozitës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka paditur në Prokurori deputetin e opozitës Armando Prenga, duke e akuzuar atë për “goditje për shkak të detyrës”.

Incidenti midis tij dhe deputetit demokrat, Edi Paloka, ndodhi në seancën e së enjtes.

Padia në Prokurori është bërë duke u shoqëruar edhe me pamje filmike kur deputeti demokrat është goditur nga ai socialist.

Seanca e Parlamentit u zhvillua në një situatë mjaft të tensionuar ku deputetët e opozitës qëndruan gjatë gjithë kohës në podium dhe më pas braktisën punimet, duke mos dhënë as kësaj here votat për miratimin e ligjeve. /Telegrafi/