LAJMI I FUNDIT:

PD: Ina Rama, pjesë e grushtshtetit

PD: Ina Rama, pjesë e grushtshtetit

Partia Demokratike mbron gardistët dhe akuzon Prokuroren e Përgjithshme se është pjesë e grushtit të shtetit “të përgatitur nga kreu i PS-së, Edi Rama, më 21 janar”.

Tre deputetë demokratë, njeri prej tyre ministri i Transportit, Sokol Olldashi, në më shumë se një orë, secili nëpërmjet deklaratave të veçanta, njëra pas tjetrës, nga selia e Kryesisë së Kuvendit sulmuan ashpër prokuroren e Përgjithshme të shtetit, Ina Rama

“Në një akt të paprecedentë dje u krye përpjekja e fundit e një grushti shteti të strukturuar mirë. Dje dasmorja e Edi Ramës, Ina Rama hoqi çdo maskë dhe dëshmoi se është fund e krye pjesë dhe aktore e grushtit të paramenduar të shtetit. Urdhri i arrestit i gjashtë komandantëve të Gardës është lëshuar dje nga Ina Rama pa asnjë hetim në përpjekje për të dërguar pas hekurave mbrojtësit e institucioneve, heronjtë që mbrojtën Këshillin e Ministrave dhe kryeministrin e vendit. Ky urdhër është lëshuar me qëllimin e vetëm që të lërë pa kokë dhe mbrojtje Gardën e Republikës dhe mbrojtësit e institucioneve të vendit. Qëllimi i këtij akti kriminal është të bëjë më të lehtë sulmin dhe dhunën ndaj institucioneve të tjera kushtetuese të vendit në mënyrë që ti hapë rrugë falangave kriminale të Edvin Rames”, tha deputetja demokrate Mesila Doda.

Pas këtyre deklaratave të deputetëve të mazhorancës, menjëherë ka reaguar Partia Socialiste. Në replikë nga qyteti i Fierit, erdhi nga kreu socialist Edi Rama, ku mori pjesë në homazhet për nder të viktimave të demonstratës. Rama ka thënë se akuzat Prokurores së Përgjithshme janë “surrati i vërtetë i regjimit të kusarisë”. “Heroizmi i vrasësve dhe sulmi ndaj prokurores është kambana më e fortë e alarmit. S’ka dhunë shtetërore që ta marrë peng Shqipërinë”, tha Rama. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori