LAJMI I FUNDIT:

PD akuzon Ramën si të lidhur me kriminelë

PD akuzon Ramën si të lidhur me kriminelë

Partia Demokratike hodhi akuza të ashpra ndaj drejtuesit të opozitës Rama, duke thënë se me “sharjet ordinere që përdor nuk mund të mbulosh faktin se ke qenë bashkaksioner me klanin Gina, me të cilin ke ndarë krimet, drogën, pasurinë e shtretërit.Je akuzuar në prokurori si bashkëpunëtor me Aldo Baren dhe nga Kadriovski si i implikuar në vrasje”.

Zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj, tha se Rama me shpifje nuk mundet të mbulojë korrupsionin në Bashkinë e Tiranës, çka sipas saj, kjo bashki renditet e treta në botë për korrupsion me lejet e ndërtimit.

“As me sharje e as me shpifje nuk mbulon dot qytezën Delijorgji me 52 pallate, kontratën qindra e miliona euro te liqeni,shifrat qesharake të tokës te Taivani në qendër të Kryeqytetit e as ndarjen e 70 % të lejeve të ndërtimit me dy bashkëpunëtorët e tu më të afërt, apo akuzat direkte për kërkesat për 1 milionë euro për një leje ndërtimi që të janë adresuar nga vetë ndërtuesit e Tiranës”, shtoi zëdhënësja. /Telegrafi/