Kryeshefi ekzekutiv i institucionit të licencuar në Kosovë për menaxhimin elektronik të parave (fintech) Paysera, Bashkim Zeqiri ka premtuar se në Kosovë kjo kompani do të nisë një epokë të re të pagesave, “më të lira dhe më efikase”.
Ai komentet i bëri në një tryezë të organizuar nga ICK, të martën në Prishtinë ku zyrtarë të lartë kosovarë treguan se sektori fintek apo ai i monedhave digjitale është i rregulluar dhe deri tash janë licencuar tri kompani të tilla.
Sokol Havolli, zëvendës guvernator i Bankës Qendrore te Kosovës “tregoi se deri tash janë licencuar tri institucione të tilla”. Ai tërhoqi vërejtjen se fintek nuk ka të bëjë me kripto valuta, të cilat BQK-ja i konsideron si spekulative.
Havolli sqaroi se “BQK preferon të jetë nën hije të proceseve, të rregullojë aspektin legjislativ. Mirëpo kjo nuk do të thotë se ne do të tolerojmë shkelje”
“Këtë e kemi dëshmuar. Kemi pasur përvojë kur është revokuar licenca pasi nuk është respektuar”, ka thënë Havolli.
Kryeshefi ekzekutiv i Peysera, Bashkim Zeqiri, tha se operimi i kompanisë së tyre “do të ndryshojë gjithçka në treguan e pagesave në Kosovë”.
“Do të lehtësohet e-commerce ku çdo biznes do te ketë qasje për mbledhje të pagesave, përmes teknologjisë më të avancuar, duke e ulur çmimin e transfereve deri në 0”.
Zeqiri shtoi se dikur BE-ja ishte ballafaquar me çmime te larta të transfereve, mirëpo këto ishin rregulluar me futjen e operatorëve të rinj si Paysera.
Në Kosovë për transferet nga Bashkimi Evropian, Britania, Zvicra dhe Norvegjia Paysera – Paysera do të bëhen falas. Me ato të holla do të mund të paguash te shumë operatorë vendorë, dhe pagesat do të ndalen vetëm për tërheqje në kesh.
“Ne do të krijojmë profit nga pagesat që bëhen për shitje të cilat do t’i mbulojnë operatorët ekonomik kur ata do të shesin mall nëpërmes Paysera”, mirëpo shtoi ai “kostoja e këtyre pagesave do të jenë më të ulta se pagesat me kartela nga bankat vendore dhe ndërkombëtare”. Në këtë mënyrë thekson Zeqiri “ne do të jemi konkurrent me çmim me te gjithë operatorët që ofrojnë pagesa në Kosovë. Avantazhi jonë është sistemi i dëshmuar i teknologjisë informative, që është duke u përdorur në BE. Ky sistem do të mundësojë menaxhmin e plotë të parave dhe gjenerimin e visa kartelave”, ka thënë ai.
Për të shtuar sigurinë e konsumatorëve në Kosovë ne fintek dhe parandalimin e shpëlarjes së parave, do të kujdeset edhe inteligjenca financiare e Kosovës. Zëvendës drejtori i këtij institucioni, Behar Xhema tha: “Fintek sapo ka filluar në Kosove. Ne kemi përkrahjen e BE-se ne avancimin e Fintecut”, tha Xhema. Pasi janë licencuar tri kompani, Xhema theksoi se ato kanë obligime raportuese. Shkelja e tyre do të pasohet me sanksione administrative apo edhe penale, sqaroi ai.
Genta Brestovci nga platforma shitëse www.E-baa.com, tregoi se përdorimi i pagesave me kartela është vetëm 18 për qind, dhe se për ta është më mirë që të ritet volumi pagesa digjitale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës