Presidenti amerikan Joe Biden është përshëndetur nga princi i kurorës saudit me mbërritjen e tij në Mbretëri.
Biden i dha një përshëndetje me grusht princit saudit Mohammed bin Salman. Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti po përpiqet të shmang shtrëngimet e duarve për shkak të coronavirusit.
Ai është përballur me kritika për udhëtimit për shkak të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi nga agjentët sauditë.
Presidenti ndërkaq e ka mbrojtur vizitën e tij, duke thënë se nuk donte të prishte lidhjet, transmeton Telegrafi.
Ai fluturoi për në mbretëri direkt nga Izraeli – diçka e ndaluar më parë.
Arabia Saudite, e cila nuk e njeh zyrtarisht Izraelin dhe për dekada udhëhoqi një bojkot rajonal të shtetit hebre, më herët njoftoi se do të lejonte “të gjithë transportuesit” të përdorin hapësirën e saj ajrore, i parë si një gjest pajtues për Biden dhe Izraelin.
Presidenti po synon të zgjerojë integrimin e Izraelit në rajon, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si pjesë e përpjekjeve për të kundërshtuar kërcënimin nga Irani.
Arabia Saudite dhe Irani janë rivalë rajonalë, ndërsa Izraeli e konsideron Iranin armikun e tij më të rrezikshëm.
Irani në anën tjetër nuk e njeh Izraelin dhe ka bërë vazhdimisht thirrje për eliminimin e tij. Shqetësimet e ndërsjella për Iranin kanë çuar në lidhje jozyrtare të sigurisë dhe inteligjencës midis Arabisë Saudite dhe Izraelit.
Arabia Saudite ka qenë prej kohësh një aleat i rëndësishëm rajonal i SHBA-së, duke shërbyer si furnizuesi i madh i naftës dhe duke blerë miliarda dollarë armatime amerikane. Megjithatë, lidhjet janë testuar vitet e fundit, me një orientim të SHBA-së drejt Azisë, tërheqjen e forcave dhe aftësive të mbrojtjes ajrore nga Lindja e Mesme dhe prioritizimin e deklaruar të të drejtave të njeriut nga Biden si një plan i politikës së tij të jashtme.
Marrëdhëniet SHBA-Saudite u përballën me sfidën e saj më serioze me vrasjen e Jamal Khashoggi-t në vitin 2018, një gazetar me bazë në SHBA, i cili shkroi për Washington Post.
Princi i kurorës Mohammed u akuzua nga agjencitë e inteligjencës amerikane për miratimin e vrasjes. Princi i mohoi akuzat dhe prokurorët sauditë fajësuan agjentët “mashtrues” sauditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siria me një kapitull të ri, autoritetet njoftojnë fillimin e dialogut kombëtar për të ardhmen e vendit

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë