Delegacioni më i lartë shtetëror i Republikës së Kosovës, i përbërë nga Fatmir Sejdiu, president, Hashim Thaçi, kryeministër dhe Skender Hyseni, ministër i Punëve të Jashtme, si dhe i ngarkuari me punë i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, në kuadër të vizitës në SHBA, ka zhvilluar një varg takimesh përfaqësues të lartë diplomatikë të shteteve të ndryshme në SHBA.
Të mërkurën, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington, delegacioni i Republikës së Kosovës zhvilloi bisedime me përfaqësues diplomatikë të Katarit, Ruandës, Republikës së Gabonit, Bahreinit, Francës, Japonisë, Papa Neë Guineas, Fixhit, Arabisë Saudite, Malajzisë, Barbadosit, Vatikanit, Republikës Çeke, Haitit, etj.
Në takime udhëheqësit më të lartë të Kosovës, në krye me presidentin Sejdiu, i njoftuan bashkëbiseduesit për zhvillimet më të reja në Republikën e Kosovës dhe hapat e rëndësishëm që janë bërë në ndërtimin e shtetit të Kosovës një vit pas shpalljes së pavarësisë. Ata theksuan se Kosova gjatë një viti bëri hapa të rëndësishëm në të gjitha fushat, ndërsa ritheksuan se pavarësia e Kosovës e ka stabilizuar rajonin, thuhet në një komunikatë të presidencës së Kosovës.
Ata gjithashtu pohuan se njohjet e reja do të jenë kontribut në thellimin e mëtejmë të këtyre proceseve, si dhe fuqizimin e pozitës së Kosovës si një partner i rëndësishëm i paqes dhe i progresit në rajon dhe më gjerë.
Është e rëndësishme se pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë të popullit dhe institucioneve të Kosovës me faktorin ndërkombëtar, ndërsa Kosova e pavarur do të vazhdojë me promovimin e politikës së saj të paqes dhe të bashkëpunimit me të gjitha vendet e në veçanti më fqinjët dhe vendet e rajonit, duke synuar integrimet euroatlantike, u tha në këto takime.
Udhëheqësit e Kosovës kërkuan nga përfaqësuesit e vendeve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës që qeveritë e tyre ta marrin në konsideratë sa më parë këtë hap, që do të jetë mbështetje e vlerave liridashëse të një populli dhe kontribut paqes dhe stabilitetit, për të cilin zotohen institucionet dhe populli i Kosovës.
Përfaqësuesit e vendeve me të cilët u takuan udhëheqësit e Republikës së Kosovës shfaqën interesim për aspekte të ndryshme të zhvillimeve në Kosovë, duke konfirmuar interesimin për të vazhduar kontaktet edhe në të ardhmen.
Në funksion të njohjeve të reja nga vendet tjera, nga përfaqësuesit e vendeve që tashmë e kanë njohur dhe e mbështesin Kosovën, u kërkua përkrahja e mëtejme për promovimin e vlerave shtetërore dhe politike që po ndërton Kosova.
Delegacioni i Kosovës në Ëashington mbrëmë mori pjesë në shënimin e njëvjetorit të Pavarësisë të organizuar nga Ambasada e Kosovës në SHBA, ndërsa gjatë ditës do të ketë takime të veçanta me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, me nënkryetarin Biden dhe sekretaren e Shtetit Clinton. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës