LAJMI I FUNDIT:

Patozi: Rama kërkon marrje të pushtetit me dhunë

Patozi: Rama kërkon marrje të pushtetit me dhunë

Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, akuzoi kryetarin e opozitës Edi Rama se “guxoi të luajë me kartat e atyre që sot nuk janë më”. Ai tha se Rama kërkon marrje të pushtetit me dhunë dhe shtoi se ky tension ka “dirigjent”.

Ndërkohë, kryetari i opozitës Edi Rama paralajmëroi nga ana e tij se "zullumit" të qeverisë po i vjen ora të këputet. Rama i bëri thirrje drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit të zbatojë urdhër-ndalimet për gjashtë drejtuesit e gardës që, siç tha ai, kanë qëlluar mbi protestuesit dhe kanë marrë jetë njerëzish.

Nga ana tjetër, Komuniteti mysliman i Shqipërisë të shtunën bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe kërkoi nga të gjithë që “të mos bien pre e asnjë provokimi dashakeqës dhe urrejtjendjellës, që mund të bëhet shkak për përsëritjen e skenave të tilla, pasi si policët edhe protestuesit janë vëllezërit tanë dhe bijtë e këtij vendi".

Komuniteti mysliman tha se nga dhuna dhe kaosi të gjithë janë të humbur dhe asnjë fitues dhe bëri thirrje për respektim të ligjit dhe forcim të dialogut për qetësi publike dhe stabilitet në vend. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori