LAJMI I FUNDIT:

Pasuesi i Flynn, nënadmirali refuzon ofertën e Donald Trump

Pasuesi i Flynn, nënadmirali refuzon ofertën e Donald Trump

Emri i parë i Donald Trump për ta patur në krahun e tij si këshilltar të sigurisë pas largimit të Michael Flynn, ka hedhur poshtë ofertën.

Nën/Admirali në pension, Robert Harward i ka thënë jo ftesës së Presidentit.

Shtëpia e Bardhë doli me një deklaratë duke justifikuar refuzimin me çështje familjare dhe një karriere në sektorin financiar privat të Harward, por mediat amerikane thonë se shkak i refuzimit ka qenë këmbëngulja e tij për të përzgjedhur vetë stafin, këmbëngulje që nuk është pranuar nga Donald Trump.


Vetë Harward i qëndroi versionit të Shtëpisë së Bardhë. Duke folur nga Abu Dhabi, ku ndodhet si shef ekzekutiv i Lockheed Martin, 60-vjeçari tha se oferta e marrë nga Shtëpia e Bardhë ishte më se e kënaqshme, por për çështje personale e refuzoi atë.

Megjithatë, ai as pohoi dhe as mohoi nëse i ka kërkuar Presidentit që të ketë stafin e tij në këtë post.

“Për këtë duhet të flasë Presidenti. Nuk më takon mua”, iu përgjigj ai pyetjes së adresuar nga Associated Press.

Michael Flynn u shkarkua nga detyra pas raportimeve se ende pa marrë postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare, kishte diskutuar në disa telefonata me ambasadorin rus çështjen e sanksioneve, duke shkelur ligjin që u ndalon personave që nuk kanë marrë ende postin zyrtar që të përfshihen në çështje të politikës së jashtme. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim

Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori