LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e shuarjes së bizneseve

Pasojat e shuarjes së bizneseve

Politikat jofavorizuese për biznes, mungesa e mjeteve financiare, normat e larta të kredisë, jo stabiliteti me energji elektrike, janë disa nga shkaktarët që po ndikojnë në shuarjen e bizneseve në Kosovë, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se për çdo vit në Kosovë falimentojnë mbi 1000 biznese dhe me këtë shuhen mbi 2000 vende pune.

“Kjo është një fenomen dhe sinjal i keq për investitorët e huaj, ku si pasojë e mosfunksionalizimit të ekzekutivit të shtetit në tërë territorin e Kosovës, që po krijon joformalitet të madh në biznes, po krijon konkurrencë jo legale dhe po krijon turbulencë në biznes”, thotë Shahini

Edhe zyrtarë qeveritarë pohojnë se në Kosovë vetëm vitin e kaluar janë shuar mbi 1100 biznese. Në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ekziston Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të mesme, e cila ka për obligim identifikimin e faktorëve që ndikojnë në shuarjen e bizneseve.


Naser Graiçevci, është udhëheqës i kësaj agjencie, pranon se në mesin e shumë faktorëve të shuarjes se bizneseve, paraqitet ekonomia joformale, e që zakonisht rrjedh nga pikat doganore në veri të Mitrovicës.

“Janë edhe çështje të konkurrencës joligjore, që kanë ardhur kryesisht nga pjesa e veriut, ku kufijtë kanë qenë të hapur për tregtim të palejueshëm. Janë një mori shkaqesh, por kryesorja është mungesa e financimit. Ju e dini se Kosova është gati i vetmi vend në rajon, i cili nuk ka financim të programeve të bizneseve për fillim”, thekson Graiçevci.

Megjithatë, Graicevci thotë se autoritetet kompetente vazhdimisht po mundohen që të krijojnë ambient të favorshëm për komunitetin e biznesit.

Por, Agim Shahini konsideron se deklarimet dhe realiteti në Kosovë, sa i përket sektorit privat janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Ai madje, thekson se falimentimi i bizneseve po ndikon edhe tek investitorët e huaj.

Për ambient të pafavorshëm biznesor, Kosova vazhdimisht është kritikuar edhe në raportet e Bankës Botërore. Në njërin nga raportet e fundit të këtij institucioni, Kosova kritikohet për procedura të tepërta për fillimin e një biznesi.

Në raportin e Bankës Botërore të titulluar “Të bësh biznes”, Kosova ishte radhitur e 163-ta nga 183 vende të botës, në lidhje me fillimin e një biznesi të ri. /Rel/ Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori