LAJMI I FUNDIT:

Pasione të përgjakshme

Pasione të përgjakshme

Se si dy njerëz gjatë lojërave seksuale, me ndihmën e konsumimit të tepër të alkoolit, mund të shkojnë tepër larg e ka vërtetuar edhe një rast i pakëndshëm në të cilin dashnori për shkak të zemrës së shpuar sa nuk ka gjetur vdekjen.

Kanadezi i cili nga e dashura e tij, gjatë lojës seksuale, ka kërkuar që t’ia vizatojë simbolin e zemrës sa nuk ka vdekur kur ajo rastësisht i ka dhënë tepër gjilpërës me të cilën po vizatonte dhe ia ka shpuar zemrën.

Gazeta Winnipeg Free Press ka raportuar se gruaja 25-vjeçare është dënuar me kusht prej tre vitesh burgim pasi që ka pranuar fajin për sulmin mbi mashkullin gjatë muajit shkurt 2007.

Njëzetekatërvjeçari në fillim i pasur shanset e vogla për të mbijetuar, por është shëruar tërësisht dhe mbështetë dashnoren e tij. Që të dytë nën ndikim të tepër të alkoolit janë lëshuar në një marrëdhënie të ashpër seksuale, gjatë së cilës ai ka kërkuar vet nga ajo t’i bëjë simbolin, shkruan gazeta kanadeze.