LAJMI I FUNDIT:

Pasi e vrasin vëllanë e hanë

Pasi e vrasin vëllanë e hanë

Dy vëllezër rusë e kanë pranuar krimin e tyre monstruoz. Ata e kanë vrarë vëllanë e tyre të madh, ndërsa pjesët e trupit të cilat i mbanin në frigorifer, i kanë ngrënë për disa muaj.

Vëllezërit më të ri, Timur dhe Marat G., e kanë vrarë vëllanë e tyre të madh Rafis, në qytetin rus Perm.

Policia kishte dyshuar tek ata, sepse në momentin kur e kishin paraqitur vëllanë e tyre në polici si të zhdukur, ata kishin dhënë detaje të paqarta në lidhje me atë se si ishte zhdukur.

Pas një kontrollimi në shtëpinë e tyre, policia i ka gjetur eshtrat e varrosura në oborr, të cilat ishin të zhveshura nga mishi dhe lëkura.


Në fund, Timur ka pranuar se pas një përleshjeje e kanë vrarë vëllanë e tij të madh, Rafis. Ndërsa motivi i vrasjes kishte qenë sepse vëllai i madh e kishte paraqitur në polici Timurin për pjesëmarrjen e tij në vrasjen e një fqinji.

Pasi e kanë vrarë Rafisin, dy vëllezërit kishin vendosur t’i hanin “faktet”.

“Nuk kam dashur të kthehem në burg, prandaj ia kemi prerë kokën dhe e kemi varrosur, pjesën tjetër të trupit e kemi ndarë në pjesë dhe i kemi ngrirë në frigorifer”, i ka treguar Timuri policisë.