LAJMI I FUNDIT:

Pasi paralajmëroi se do ta lërë postin e ambasadorit në Gjermani, Grenell mbetet vetëm emisar për bisedimet Kosovë-Serbi

Pasi paralajmëroi se do ta lërë postin e ambasadorit në Gjermani, Grenell mbetet vetëm emisar për bisedimet Kosovë-Serbi

Emisari i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, për bisedimet Kosovë-Serbi, dhe njëherit ushtrues i detyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, do të njoftoj Shtëpinë e Bardhë se do të jep dorëheqje nga posti i ambasadorit të SHBA-ve në Gjermani.

Në një artikull të botuar nga gazetari Ryan Saavedra në DailyWire, Grenell ka njoftuar Shtëpinë e Bardhë për vendimin e tij, pasi që presidenti Trump tashmë ka përzgjedhur për drejtor të Inteligjencës Kombëtare, John Ratcliffe, transmeton Telegrafi.

Grenell planifikonte të rikthehej në shtëpi gjatë kësaj vere, por ishte pajtuar me administratën të qëndroj derisa të nominohet dhe konfirmohet drejtori i ri i Inteligjencës Kombëtare.


Sipas gazetarit Saavedra është kontaktuar me telefon për të konfirmuar lajmin ku ndër tjera tha: “Po, është e vërtetë. Planifikoj së shpejti të kthehem në shtëpi”.

Kujtojmë që Grenell ishte përzgjedhur si emisar i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi. Ndërkaq lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe i biri i presidentit Trump që falënderoi Grenellin për kontributin e dhënë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori