LAJMI I FUNDIT:

Pas një zënke vrau partneren dhe e varrosi nën tulla e beton në tarracë, mirëmbajtësi i apartamentit e gjeti pas 16 viteve – policia jugkoreane arreston burrin

Pas një zënke vrau partneren dhe e varrosi nën tulla e beton në tarracë, mirëmbajtësi i apartamentit e gjeti pas 16 viteve – policia jugkoreane arreston burrin

Një burrë në Korenë e Veriut ka pranuar se ka vrarë të dashurën, trupin e të cilës e fshehur në beton – pasi 16 vite më parë ishte raportuar si e zhdukur.

Burri në të 50-at, i tha policisë se e kishte goditur gruan me një objekt të mprehtë gjatë një mosmarrëveshje që e kishin pasur në apartamentin e tij në qytetin jugor Geoje, transmeton Telegrafi.

Ai më pas e kishte vendosur trupin e saj të pajetë në një valixhe – që e varrosi nën një shtresë me tulla dhe beton në tarracën e tij.


Atje qëndroi deri muajin e kaluar, kur një punonjës i mirëmbajtjes së apartamente zbuloi trupin derisa po gërmonte.

Trupi ishte prishur pjesërisht – ndërsa një pjesë ishte ruajtur mirë që kishte mbetur në valixhe, kurse bazuar në gjurmët e gishtërinjve është konstatuar identiteti i saj.

Në rezultatet e autopsisë së kryer thuhet se ajo ndërroi jetë nga goditjet me mjet të mprehtë në kokë.

Në anën tjetër, policia e quajnë vrasësin zotëria A, i cili nuk jetonte në apartament kur u gjet trupi, por shpejt u lokalizua nga policia dhe u arrestua.

Ai i tha policisë se kishin jetuar së bashku për pesë vite në Geoje, para se të kishin një grindje në tetor të vitit 2008 që kulmoi me goditjet me mjetë të mprehtë.

Më pas e kishte futur në një valixhe nën një shtresë me tulla e beton në tarracën e apartamentit – që mund të kishte qasje në të vetëm përmes dhomës së gjumit.

Ai kishte vazhduar jetën në atë apartament për tetë vite tjera, por u arrestua më 2016 për posedim të lëndëve narkotike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori