LAJMI I FUNDIT:

Pas ndërprerjes së rrymës, rritet nataliteti për 44 për qind

Pas ndërprerjes së rrymës, rritet nataliteti për 44 për qind

Në komunën Masdriel, në pjesën lindore të Holandës, në muajin shtator është shënuar rritje e natalitetit për 44 për qind, pikërisht nëntë muaj pas ndërprerjes së rrymës për shkak të së cilës 23.000 banorë lokal kishin kaluar gati 50 orë të plota në terr.

Në dhjetor të vitit 2007, një helikopter rastësisht kishte këputur kabllot e largpërçuesit, i cili furnizon me rrymë nëntë fshatra të kësaj komune.

Gjatë këtyre dy ditëve pa rrymë, shumë banorë kanë kërkuar mikpritje diku tjetër, por ka pasur më shumë prej tyre të cilët kanë qëndruar në shtëpitë e tyre dhe janë pikërisht ata të cilët kanë kontribuar në rritje të natalitetit.

Autoritetet lokale kanë vënë re se numri i fëmijëve të lindur është rritur dukshëm gjatë muajit shtator.


"Në gusht kanë qenë 17, në shtator 26 derisa këtë muaj 13. Për dallim me 18 fëmijë të lindur në muajin shtator të vitit 2007, kjo paraqitet rritje për 44 për qind", kanë pohuar autoritetet.

Duke theksuar se e kanë për ambicie të kontribuojnë në rritjen e banorëve në komunë, përfaqësuesit e autoritete kanë thënë se do të punojnë në këtë drejtim, por gjithsesi jo me ndërprerjet e reja të rrymës.

Se sa është rritur natalitetit tek ne në Kosovë tërë këto vite pa rrymë, një Zot e di?!

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta dalloni pse zyrtarët japonezë kërkuan që kjo fotografi e ministrave të modifikohej?

A mund ta dalloni pse zyrtarët japonezë kërkuan që kjo fotografi e ministrave të modifikohej?

Interesante
Një burrë i dehur kishte vendosur të

Një burrë i dehur kishte vendosur të "përleshej" me një piton teksa kthehej në shtëpi - dhe sigurisht, doli humbës

Fun
I vërtetë apo i rremë? Reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale pas publikimit të fotografive të një delfini rozë

I vërtetë apo i rremë? Reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale pas publikimit të fotografive të një delfini rozë

Interesante
Pentagoni hap zyrtarisht ueb-faqe me informacione për UFO-t

Pentagoni hap zyrtarisht ueb-faqe me informacione për UFO-t

Burri hip mbi një tigër të lidhur me zinxhirë, shkakton reagime të shumta

Burri hip mbi një tigër të lidhur me zinxhirë, shkakton reagime të shumta

Virale
Gjashtë gra por vetëm pesë palë këmbë, iluzioni optik që po i huton të gjithë

Gjashtë gra por vetëm pesë palë këmbë, iluzioni optik që po i huton të gjithë

Virale
Kalo në kategori