LAJMI I FUNDIT:

Pas Haitit, ndeshje me Panamanë

Pas Haitit, ndeshje me Panamanë

Pas shumë thashethemeve, paqartësive dhe mëdyshjeve, dje zyrtarisht u bë e ditur se përfaqësuesja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë ndeshjen e saj të parë miqësore ndërkombëtare më 5 mars kundër Haitit, ndeshje kjo e cila do të luhet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Këtë e konfirmuan dje drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës në konferencë për shtyp, në të cilën ishte i pranishëm edhe Agron Selimi, përfaqësues i agjencisë AS ART ENT Events, e cila e ka bërë kontraktimin e ndeshjes.

“Në emër të kryetarit të FFK-së Fadil Vokrri ju falënderoj dhe ju kërkoj falje pasi ju kemi mbajtur pezull rreth kundërshtarit në ndeshjen e parë, por nuk ka qenë çdo gjë në dorën tonë”, tha në fillim të konferencës Agim Ademi, nënkryetar i FFK-së. Më pas fjalën e mori Agron Selimi i cili në emër të agjencisë së vet përshëndeti drejtuesit e FFK-së. Ai bëri me dije se ndeshja me Xhamajkën ka dështuar pasi ata nuk janë ndjerë të sigurt të vijnë në Kosovë për shkak të trazirave që kanë ndodhur këto ditë në Bosnjë e Hercegovinë.

“Kemi pasur edhe disa oferta, por kemi vendosur për Haitin. Edhe Panamaja ka qenë e interesuar, madje ata na kanë thënë se janë të lirë që në maj ta zhvillojnë ndeshjen kundër Kosovës. Një punë të madhe ka bërë Fadil Vokrri, i cili ka pasur shumë kontakte me shumë miq të tij”, tha Selimi, sipas të cilit Haiti ishte një propozim i përzgjedhësit Albert Bunjaku.

Për nënkryetarin e FFK-së Bekim Haxhiun ky është moment historik për futbollin kosovar, pasi për herë të parë Kosova organizon ndeshje nën ombrellën e FIFA-s. 5 marsi shënon një epokë të re në futbollin kosovar. Sipas Haxhiut, drejtuesit e FFK-së tashmë ia kanë dërguar FIFA-s incizimin e stadiumit “Adem Jashari” dhe nuk pret telashe në këtë drejtim. Ai bëri me dije se punimet në stadium do të përfundojnë më 28 shkurt, kurse u kanë bërë kërkesë drejtuesve të Trepçës që të mos e shfrytëzojnë fushën në këtë stadium.


Ai kërkoi që në këtë ndeshje të mbushen tribunat me shikues dhe se do t’i ftojnë futbollistët më të mirë. Sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu përkujtoi se sa është e vështirë të kontraktohen ndeshjet, veçmas kur afati është i shkurtër dhe kur përfaqësueset më të mira i kanë tashmë të aranzhuara ato.

“Sot përfundoi afati për lajmërimin e ndeshjeve në Kosovë, kurse tani na duhet ndihma për gjetjen e personave zyrtarë si gjyqtarë e delegatë. Për dallim nga Ademi i cili tha se shkojmë për ta fituar ndeshjen, Salihu ishte më modest duke kërkuar rregullsi e korrektësi maksimale, kurse sa i përket përfaqësueses dhe përbërjes, sipas tij kjo i mbetet përzgjedhësit Bunjaku. Përkundër insistimit nga mediet, nuk u bë e ditur se sa është kostoja e ndeshjes, pasi Selimi tha se “nuk i kemi bërë parallogaritë për këtë ndeshje, pasi kemi llogaritur që ndeshja e parë të luhet në Zvicër”. Selektori Bunjaku ka qenë i shkurtër në deklarata.

“Do ta analizojmë kundërshtarin dhe të fillojmë sa më shpejt përgatitjet për këtë ndeshje. Besoj se do të jetë një ndeshje interesante”, tha Bunjaku, duke mos dhënë emrat e lojtarëve në të cilët llogarit për këtë ndeshje. Kosova në bazë të lejes së FIFA-s në këtë ndeshje do të luajë pa simbole shtetërore dhe me fusnotë. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen

Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen

Premier League
Kalo në kategori