LAJMI I FUNDIT:

Pas deklaratës së liderit të AAK-së për bashkim me Shqipërinë, reagon Vuçiq – Haradinajn e quan “të fortë dhe të rrezikshëm”

Pas deklaratës së liderit të AAK-së për bashkim me Shqipërinë, reagon Vuçiq – Haradinajn e quan “të fortë dhe të rrezikshëm”

“Ramush Haradinaj është një politikan serioz, i fortë dhe i rrezikshëm”.

Kështu siç shkruajnë mediat serbe, mendon presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur sot për një deklaratë të re të Haradianjt për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Nëse ai do të ishte zgjedhur në një pozitë, dhe akoma bashkëpunon me Albin Kurtin rreth kësaj, është e qartë se të dy janë pro unifikimit. Ne e pranojmë atë si një fakt politik, ndaj të cilit do të jemi në gjendje të reagojmë”, citohet të ketë thënë Vuçiq, përcjell Telegrafi.


Krijimi i “Shqipërisë së Madhe”, vlerëson Vuçiq, është një kërcënim për Serbinë, rajonin dhe BE-në.

“Unë do të doja të kisha dëgjuar më shumë reagime nga Uashingtoni dhe Brukseli dhe qendrat e tjera të fuqisë në botë, sepse Zoti na ruajt që dikush të thotë diçka të tillë këtu, ata gati do të na bombardonin”, ka shtuar Vuçiq.

Ndryshe, kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë prezantimit të programit qeverisës ka folur edhe për disa tema të hapura e për të cilat përgjegjës e ka bërë Bashkimin Evropian.

“… Nuk kemi me pranu me mbet as konflikt i ngrirë e as nuk kemi me pranu me na nda, por kemi me shku në referendum për bashkim me Shqipërinë…”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Kalo në kategori