Ministri Edmond Haxhinasto, i cili çeli edhe sezonin e ri të emisionit “Tonight Ilva Tare”, deklaroi se për “Rrugën e Kombit” në garë janë katër kompani të huaja dhe se prioritet do t’i jepet asaj kompanie që do të ofrojë kërkesën për subvencion më të ulët nga ana e shtetit.
Më 15 tetor, Ministria e Infrastrukturës do të shpallë kompaninë fituese që do të marrë në koncesion “Rrugën e Kombit”.
Ministri Edmond Haxhinasto, i cili çeli edhe sezonin e ri të emisionit “ Tonight Ilva Tare” në ‘Oranews’, deklaroi se në garë janë katër kompani të huaja dhe se prioritet do t’i jepet asaj kompanie që do të ofrojë kërkesën për subvencion më të ulët nga ana e shtetit. Për 35-vjet kompania fituese do të ketë nën administrim këtë rrugë, ndërsa qytetarët do të paguajnë 5 euro për kalimin e saj.
“Siç e kam thënë herën e kaluar, u realizua faza e parë e tenderit. Kemi katër kompani në garë dhe më 15 tetor do të kemi fituesin e menaxhimit dhe të ndërtimit të përfundimit të ‘Rrugës së Kombit’. Llogaritja është bërë 5 euro për të kaluar rrugën përfshirë edhe TVSH-në, që është më e ulët sesa mesatarja rajonale për tarifa të ngjashme. Elementi dallues në këtë garë do jetë kompania që do të ofrojë kërkesën për subvencion më të ulët nga ana e shtetit. Angazhimi i shtetit të jetë më i vogli. Katër kompanitë janë të huaja, janë të lidhura me nënkontraktorë shqiptarë. Koncesioni do të jetë për një periudhë 35-vjeçare”.
Haxhinasto tha gjithashtu se kompania fituese parashikohet të investojë 38-43 milionë dollarë për përfundimin e plotë të rrugës.
“Kërkesa kryesore është që të përfundojë rruga, sepse është e papërfunduar ende. Kërkohet të bëhet ura e re e Kukësit, të rregullohet një pjesë e rëndësishme skarpatesh gjatë gjithë gjatësisë së rrugës, po kështu tuneli në dalje të urës së Kukësit dhe disa elementë të rrugës. Është parashikuar një investim midis 38-43 milionë eurosh, që do ta bëjë kompania që do ta marrë në koncesion. Ajo do të ketë për detyrë dhe mirëmbajtjen rutinë dhe atë periodike”.
Një tjetër vepër po aq e rëndësishme është edhe ajo e ‘Rrugës së Arbrit’.
Ministri tha se kompania kineze është në përgatitje të ofertës dhe brenda shtatorit do t’ia paraqesë shtetit shqiptar.
“Ne jemi në një komunikim të vazhdueshëm me kompaninë kineze që ka marrë zyrtarisht kontributin tonë në informacion dhe studime. Është duke përgatitur ofertën përfundimtare, që do të negociohet brenda 60 ditëve, siç e kërkon ligji. Ne jemi në pritje. Brenda shtatorit, ajo duhet të vijë dhe pastaj janë edhe 60 ditë të tjera negocimi”.
Ministri i Transporteve tha se negociatat me TIA-n për të hequr dorë nga ekskluziviteti i fluturimeve nga territori shqiptar duke lejuar edhe aeroporte të tjera, si ai i Kukësit, janë duke përparuar dhe do të mbyllen së shpejti.
Ndërsa për Samitin e Vjenës, ai tha se “segmentet kombëtare janë bërë pjesë e rrjetit bazë ballkanik dhe europian, janë segmente shumë të rëndësishme për Shqipërinë si pjesa shqiptare e korridorit adriatiko-jonian, Rruga e Kombit, porti i Durrësit, aeroporti i Rinasit, lidhja hekurudhore e Shqipërisë deri në kufi me Maqedoninë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMisteri i shpikësit të Bitcoin
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand