LAJMI I FUNDIT:

Partitë opozitare shqiptare kanë ambicie për të hyrë në qeveri

Partitë opozitare shqiptare kanë ambicie për të hyrë në qeveri

Opozita shqiptare mund të mbetet vetëm me dy deputetë në opozitë. Të gjitha partitë parlamentare opozitare shqiptare përveç Aleancës për Shqiptarët, kanë shprehur ambicie për të qenë pjesë e shumicës.

Për analistin Albert Musliu, kjo dukuri vjen si pasojë e frikës së humbjes së elektoratit, nga qëndrimi në opozitë. Ai nuk e sheh si pozitive përzierjen e shumë partive në koalicion pasi që sipas tij do të lindin përçarje të reja në ekzekutiv.

“Ata e panë se mos-prezenca brenda Qeverisë kishte efekt negativ, duke filluar nga Besa ku erdhi deri te ndarja e partisë në dy pjesë. PDSH-ja këtu ka më shumë eksperiencë në skenën politike dhe e dinë më mirë efektin e mos-prezencës në ekzekutiv se si ndikon edhe në elektorat edhe në tërësi. Nga ana tjetër Aleanca ka marr një drejtim tjetër dhe mendon se me ngeljen në opozitë, në këto rrethana do të mund ta përforcojë bazën e vete”, tha për Alsat, analisti Albert Musliu.


Ditë më parë, kryeministri Zaev tha se zgjerimi i koalicionit do të publikohet pas festave të majit, duke mos bërë të ditur se me cilën parti i kanë përafruar më shumë qëndrimet, edhe pse jozyrtarisht mësohet se LSDM-ja është e interesuar për pesë deputetët e Lëvizjes BESA, ndërsa BDI favorizon partinë e Thaçit.

Koalicionit mes LSDM-së dhe BDI-së, deri më tani u janë shtuar më shumë se 6 deputetë nga partitë tjera opozitare. Për shkak të numrit të vogël të deputetëve, kryeministri Zaev që nga fillimi kishte paralajmëruar zgjerimin e mazhorancës me disa deputetë.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori