Partitë në Maqedoni me premtime të mëdha për realizmin e investimeve kapitale

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut akoma pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore kanë dalë me premtime te mëdha në aspektin ekonomik, si rritje të pagave, pensioneve, realizimin e projekteve kapitale, por pa treguar se ku do i gjejnë paratë për të realizuar këto premtime.
Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se gjithnjë e më të vështirë e kanë të përballojnë goditjet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit dhe se shumë vështirë arrijnë të sigurojnë ndihmat e premtuara nga shteti.
Partia maqedonase në pushtet Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë thekson se kriza e shkaktuar nga koronavirusi nuk ka ndaluar hovin e realizimit të investimeve kapitale, madje theksojnë se përmes investimeve në infrastrukturë do të ulet papunësia, dhe me këtë thonë se do të ngrihet dhe standardi i jetesës së qytetarëve.
Lideri i socialdemokratëve Zoran Zaev, ka theksuar se nëse fiton zgjedhjet partia e tij, si kryeministër do të mbetet i fokusuar në ndërtimin e infrastrukturës kualitative e cila do të sjellë benifit në plan afatgjatë.
“Obligohemi që të përshpejtohet edhe më shumë dinamika e ndërtimit të infrastrukturës, pas fitores së Lidhjes Socialdemokrate dhe koalicionit”, ka theksuar Zoran Zaev.
Nga kjo parti kanë premtuar gjithashtu se prioritet do ta kenë rritjen e pagës minimale për 40 për qind si dhe rritjen e pagës mesatare.
Ndërkaq, partia maqedonase në opozitë ka premtuar ndërtimin e 1 mijë kilometrave me asfalt të ri, ndërtimin e katër klinikave të reja, rritjen e pagave për 25 për qind si dhe rritjen e pensioneve për 10 për qind.
“Obligohemi për ripërtërije e cila do të sjellë rritje të Bruto Prodhimit vendor, për katër për qind brenda vitit, 90 për qind të realizmit të investimeve kapitale, si dhe zotohemi që të mos ketë asnjë rrugë regjionale të paasfaltuar përkatësisht 1 mijë kilometra rrugë të shtruara me asfalt të ri, 2 miliardë euro investime në infrastrukturën rrugore dhe shumë projekte të tjera kapitale”, ka theksuar lideri i opozitës maqedonase VMRO DPMNE.
Partitë shqiptare kryesisht shtizat janë duke i thyer në çështjet politike. Partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, thekson se përmes idesë për një kryeministër shqiptar, të gjithë qytetarët do të mund të ndjejnë benefitet e shtetit në formë të barabartë.
Përderisa, koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, zotohen për shpërndarje të mjeteve në formë të barabartë për të gjitha komunat duke garantuar zhvillim edhe për rajonet e banuara me shqiptarë ku siç theksojnë me vite mungojnë investimet kapitale.
“Për ne, me theks të veçantë është zhvillimi i barabartë rajonal territorial në aspektin ekonomik, për arsye se për pos normave për rritjen ekonomike shumë është e rëndësishme dhe shpërndarja e barabartë e mjeteve nga ajo rritje ekonomike”.
“Faktikisht tendencat janë që rritja ekonomike të prekë çdo qytetar të vendit në mënyrë që njëtrajtshëm të rritet standardi dhe mirëqenia jetësore për çdo qytetar në çdo pjesë të territorit të Maqedonisë së Veriut”, thotë Ilmi Aziri, zyrtar i lartë i Aleancës për Shqiptarët.
Por, nga sektori i biznesit theksojnë se partitë politike para se të flasin për idetë grandioze duhet me shumë seriozitet të trajtojnë goditjen e rëndë që ka marrë sektori i biznesit nga pandemia e koronavirusit, dhe të gjejnë modalitete të zbatueshme për të ndihmuar kompanitë e vogla dhe ata të mesme që të mos detyrohen të ndërprenë veprimtaritë e tyre.
“Realisht pas krizës që ka shkaktuar virusi Covid-19 asgjë më nuk do të jetë e njëjtë. Definitivisht do ët duhet një planifikim më afatgjatë nga ana e strukturave udhëheqëse për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë”.
“Është e vërtetë se partitë politike shpeshherë në programet e tyre parazgjedhore premtojnë shumë, pa pasur analiza të thella se sa realisht ato projekte ka mundësi të realizohen, qofshin ato projekte kapitale apo bëhet fjalë për forma të ndryshme tatimore.
Definitivisht, qeveria e re që do të dalë nga këto zgjedhje duhet të planifikojë gjithçka për një periudhë afatgjate dhe të premtojë më pak, sepse pasojat përkatësisht vështirësitë nga koronavirusi do të paraqiten gjatë periudhës që do të vijë dhe do të nevojitet menaxhimi i pasojave që ka shkaktuar kriza e pandemisë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Drilon Iseni, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
Edhe kryetarja e Lidhjes së Dhomave Ekonomike, Danela Arsovska, për Radion Evropa e lirë bën të ditur se kriza me korona virusin ka bërë që mbi 60 për qind e kompanive në Maqedoninë e Veriut të kenë probleme serioze me likuiditetin.
“Në bazë të analizave tona, bazuar në anketën e realizuar, del në pah se afërsisht 81% e kompanive nuk mund të adaptohen në këto kushte që ka imponuar kriza e koronavirusit.
Mbi 99%, përkatësisht 99.1% nga kompanitë e anketuara, theksojnë se po ballafaqohen me probleme, përkatësisht se janë prekur nga kriza e koronavirusit”, ka theksuar Arsovska./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Faturat e larta të energjisë”, qytetarët mund të kërkojnë nga Byroja për Metrologji që t’i testojnë orëmatësit

Shtrenjtimi i artikujve ndërtimorë rrit çmimet e apartamenteve në Shëngjin

Analistët komentojnë “ofertën” e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri