LAJMI I FUNDIT:

Partia Socialiste vazhdon bojkotin e Kuvendit

Partia Socialiste vazhdon bojkotin e Kuvendit

Partia Socialiste vazhdon bojkotin e Kuvendit. Konferenca e kryetarëve të Grupeve parlamentare miratoi të hënën pa praninë e përfaqësuesve të opozitës kalendarin tre javor të punimeve, ashtu siç edhe komisionet vijuan shqyrtimin e projekt-ligjeve.

Burime nga Partia Socialiste i thanë Telegrafit se “do të vijojë kjo marrëdhënie me Parlamentin”. Përkundër apelit të komunitetit ndërkombëtar që dialogu politik të vijojë në Kuvend, pasi duhen përgatitur zgjedhjet vendore dhe duhen votuar një sërë reformash, Partia Socialiste mban në fuqi vendimin e fundit të Grupit Parlamentar se do të jetë në seancë vetëm për debatin e lirë dhe jo për rendin e ditës.

Ndërsa, burime në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike thanë se “puna do të vijojë, siç nuk është penguar për asnjë moment që nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009, me ose pa praninë e opozitës në Kuvend”.

Sipas demokratëve qytetarët do të jenë ata që do të ndëshkojnë opozitën, e cila për më shumë se një vit e gjysmë nuk voton asnjë ligj, përkundër interesave të elektoratit të saj. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Aksioni në

Aksioni në "Pallatin e Rinisë, deklarohen nga ndërmarrja: Po bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse

Lajme
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Lajme
Kalo në kategori