LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti grek miratoi paketën e masave

Parlamenti grek miratoi paketën e masave

Pas katër orësh me 229 vota “pro” nga 299 deputetë të pranishëm, Parlamenti grek ka miratuar me shumicë votash paketën e masave. 64 prej deputetëve kanë votuar “jo”.

Nga 149 deputetët e radikalëve të majtë 32 kanë votuar “jo” dhe 6 kanë abstenuar, duke e çuar në 38 numrin e deputetëve brenda partisë Syriza që kanë kundërshtuar vijën qeveritare, që interpretohet si një problem i madh në mbështetjen e qeverisë së kryeministrit Tsipras.

“Pro” kanë votuar 76 deputetët e Demokracisë së Re,17 të partisë Lumi, 13 të Pasok-ut.


Kundër kanë votuar të gjithë deputetët e AA, 17 dhe ata te PKK, 15.

Ndërkohë, tensionet në sallën e Parlamentit grek me zërat pro dhe kundër marrëveshjes së arritur me huadhënësit ndërkombëtarë, janë reflektuar më së shumti në rrugët dhe sheshin pranë godinës.

Qindra qytetarë grekë ishin mbledhur për të protestuar kundër votimit të masave shtrënguese në sheshin “Sintagma”.

Protestuesit kanë nisur të qëllojnë me gurë dhe molotov në drejtim të forcave të policisë, të vendosura përreth godinës së parlamentit./Tch/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Kalo në kategori