LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Evropian kërkon daljen e menjëhershme të Britanisë nga Unioni

Parlamenti Evropian kërkon daljen e menjëhershme të Britanisë nga Unioni

Në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian u miratua me shumicë dërrmuesve rezoluta me anë të së cilës i kërkohet Britanisë së Madhe që të aktivizojë sa më shpejt nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, për të iu hapur rrugë menjëherë procedurave për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

Rezoluta u miratua me 395 vota pro, 200 kundër dhe 71 abstenime.

Kjo seancë është përcjellë edhe me tone të nxehta, ku protagonistë kryesorë janë bërë Presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker dhe përfaqësuesi britanik i UKIP, një ndër aktorët kryesorë të fushatës pro daljes, Nigel Farage. Në një moment të caktuar, Farage u akuzua se po përdor “propagandë naziste”, raporton BBC


Juncker nuk kurseu thumbimet për Nigel Farage. Ky i fundit duartrokiti në momentin kur Juncker tha se duhet të respektohet demokracia britanike dhe vendimi i referendumit.

“Kjo është hera e fundit që duartroket në këtë sallë”, tha Juncker duke iu drejtuar Farage.

“Nuk e kuptoj çfarë bën ti këtu?! Ti ishe pro daljes dhe njerëzit votuan në favorin tënd. Çfarë bën këtu?”, vijoi ai, transmeton KosovaPress.

Presidenti i Komisionit Evropian kërkoi nga Britania e Madhe që të s qarojë sa më parë pozicionin e vet në lidhje me daljen nga Bashkimi Evropian.

“Sa më shpejt që të sqarohet kjo situatë, aq më mirë është. Sigurisht që mua më vjen keq për votën e britanikëve. Jam një evropian, s’jam robot, as burokrat i ngurtë dhe as teknokrat”, deklaroi ai.

Juncker tha se ja ka ndaluar secilit prej komisionarëve komunikimin me qeverinë britanike përpara se ajo të zyrtarizojë qëllimet e tërheqjes nga Bashkimi Evropian.

Deklarata e Juncker u bë në pritje të takimeve të David Cameron me udhëheqësit e vendeve të BE-së, i pari i këtij lloji pas referendumit.

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori