LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Evropian bllokon negociatat me Turqinë për pranimin në BE

Parlamenti Evropian bllokon negociatat me Turqinë për pranimin në BE

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për të bllokuar përkohësisht negociatat e mëtejshme mbi pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

BE-ja ka lëshuar një komunikatë ku thuhet se vendimin përfundimtar për të bllokuar anëtarësimin e Turqisë do ta ketë Këshilli i Bashkimit Evropian. Mundësia e ndryshimit të këtij vendimi ekziston, edhe pse është vështirë e besueshme, duke marrë parasysh se dy organet e Bashkimit Evropian (Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës), kanë pikëpamje shumë të ngjashme mbi çështjen e Turqisë, transmeton Telegrafi.

Shumica e eurodeputetëve votuan pro bllokadës, që ka ardhur si rezultat i deklaratave të djeshme të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se “votimi në Parlamentin e Evropës nuk ka kurrfarë domethënie për Turqinë”.


Për ngrirjen e negociatave, votuan 479 deputetë, ku 37 ishin kundër derisa 107 kanë abstenuar.

“Vendimi i mundshëm nga Parlamenti Evropian për të ngrirë negociata për pranimin e Turqisë në BE, nuk ka kurrfarë rëndësie për Ankaranë. Para kohe deklarojë: le të votojnë si të duan, ai votim nuk ka kurrfarë rëndësie për ne. Lufta për pavarësi dhe e ardhmja e vendit tonë nuk do të ndërpritet për këtë”, ka deklaruar mbrëmë Erdogan në mbledhjen e Komitetit të përhershëm të organizatës Islamike për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar që është mbajtur në Stamboll. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë

Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë

Evropa
Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Evropa
Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Azia
Kalo në kategori