LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti diskuton demontimin e municioneve

Parlamenti diskuton demontimin e municioneve

Parlamenti shqiptar po diskuton të enjten projektligjin për demontimin e municioneve, për të cilin ka mbështetjen e NATO-s. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami tha se ajo që diskutohet është marrëveshja për demontim dhe ajo e kaluara e para pesë apo dhjetë vjetëve. Ndërkaq, deputeti socialist, Erjon Braçe kërkoi përgjigje për marrëveshjet e Shqipërisë për shitje armësh, veçanërisht në vendet arabe.

Imami tha se të dhënat e paraqitura në raportin e OKB-së për këtë çështje, janë të dhëna të paraqitura nga autoritetet shqiptare në lidhje me marrëveshjet dhe kontratat për këtë çështje dhe realizimin e tyre.

Deputeti socialist, Erjon Braçe tha se pas miratimit të kësaj marrëveshjeje, shqiptarët do të ndjehen më të sigurt dhe se ajo ka ardhur në kohën e duhur.

Megjithatë, Braçe kërkoi përgjigje për marrëveshjet e Shqipërisë për shitje armësh, veçanërisht në vendet arabe. Braçe citoi një dokument të OKB-së për këtë çështje dhe shtoi se ka dokumente që tregojnë se shtetas serbë dhe boshnjakë janë të përfshirë në këto transaksione.


Brace tha se janë dërguar predha dhe fishekë në Libi dhe Jemen dhe në vende të tjera arabe. /Telegrafi/