LAJMI I FUNDIT:

“Parja shkon te parja”, PSD me aksion në ndërtesën e Qeverisë

“Parja shkon te parja”, PSD me aksion në ndërtesën e Qeverisë

Partia Socialdemokrate ka realizuar një aksion simbolik në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. “Parja shkon te parja” ishte motoja e këtij aksioni.

“Ndërhyrjet e Qeverisë Hoti si përgjigje ndaj pandemisë mund të analizohen nga dy plane: si qasje, dhe si politika të cilave duhet t’u analizohet efekti në shoqëri. Që të dyja janë problematike.

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës ndau 60 milionë euro. Na u tha se mjetet po ndahen për punëtorët. Por, në emër të punëtorëve mjetet po u ndahen bizneseve. Së pari, në asnjë situatë Qeveria nuk duhet të komunikojë, apo të vendosë çfarëdo relacioni me punëtorët përmes bizneseve. Pronarët e bizneseve dhe punëtorët nuk janë i njëjti subjekt as nuk kanë interesa të përbashkëta. Bizneset nuk mund të konsiderohen përfaqësues të punëtorëve.


Së dyti, mjetet e shpërndara, por as masa e tërheqjes së mjeteve nga trusti pensional nuk janë përgjigje adekuate për qëllimin që vetë Qeveria e ka proklamuar: nxitja e kërkesës për konsum”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

PSD thekson se për ta rritur kërkesën për konsum duhet ndërhyrë tek ata që nuk marrin të ardhura sepse e kanë humbur punën, ose aty ku të ardhurat janë pakësuar.

“Janë mesatarisht 50 mijë punëtorë që e kanë humbur punën dhe që nuk blejnë dot më. Ky është vendi dhe komuniteti ku ka nevojë për mbështetje, por pikërisht këtu ajo mungon tërësisht. Në anën tjetër, shpërndarja e këtyre mjeteve si subvencion reflekton logjikën e taksës së sheshtë që ruan dhe e thellon pabarazinë. Mesatarja që një biznes i vogël merr nga subvencionet është 800 euro, kurse mesatarja e një biznesi të madh e kap shifrën prej 200 mijë euro. Në anën tjetër, nëse e shohim strukturën e kursimeve në Trustin Pensional të Kosovës, vërehet se ndikimi i mundësisë për tërheqjen e 10% të kursimeve në rritjen e kërkesës për konsum është tejet e kufizuar. Bazuar në kursimet e mbledhura, i bie që 80% e kontribuesve duke e shfrytëzuar këtë mundësi mund t’i marrin rreth 110 euro. Pra, larg më pak se një pagë minimale. Kurse 6 % e tyre mund t’i tërheqin deri në 1700 euro”, thuhet më tej në njoftim.

PSD shton se pandemia, sikur secila krizë tjetër, sado gjithëpërfshirëse që mund t’i ketë pasojat, nuk i dëmton të gjithë njëjtë.

“Një shoqëri me pabarazi të thelluar duke i trajtuar të gjithë njëjtë e rritë pabarazinë. Për ta përmbledhur, masat e Qeverisë Hoti thonë kështu: bizneset i ndihmon shteti, sa më i madh më mirë trajtohesh; kurse punëtorët, po patën pensione, le t’i hanë pensionet e tyre”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori