LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit, për vikendin në Kosovë

Parashikimi i motit, për vikendin në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë dy ditëve të ardhshme, vendi të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja me shpejtësi 1-4m/s. /Telegrafi/