LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke kushtëzuar edhe mot të ndryshueshëm, me riga shiu, intervale të gjata me diell, mjegull nëpër ultësira, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

Sipas parashikimeve, sasia e reshjeve do të jetë e ulët. Temperatura minimale e ajrit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.


Dita e hënë dhe e martë parashihet të jenë me temperatura më të larta, meqë mbi vendin tonë do të vazhdojnë të jenë prezent masat e ajrit me origjinë nga jugu dhe jugperëndimi, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje do të ketë masa ajrore nga veriperëndimi, duke bërë që zhiva në termometër të pësojë zbritje në të dy vlerat ekstremale.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 6m/s. /Telegrafi/