LAJMI I FUNDIT:

Paraqitje impresive e më shumë se 5,000 nxënësve argjentinas që kënduan “Urime ditëlindja” për Lionel Messin

Paraqitje impresive e më shumë se 5,000 nxënësve argjentinas që kënduan “Urime ditëlindja” për Lionel Messin

Më shumë se 5,000 nxënës kënduan “Urime ditëlindja” për Lionel Messin në qytetin e tij të lindjes, ndërsa ai festoi në një ishull privat me gruan e tij dhe miqtë, përfshirë ish-bashkëlojtarin e Barcelonës, Luis Suarez.

Të rinjtë nga një orkestër në qytetin argjentinas të Rosario pushtuan rrugën në nderimin e ditëlindjes së legjendës së tyre në Memorialin ikonik të Flamurit Kombëtar pranë bregut të lumit Parana.

Vlerësimi befasues u transmetua në televizionin lokal, duke qenë pjesë e një kapitulli të ri të një programi të quajtur Mundo Leo, i cili i kushtohet yllit të Paris Saint-Germain.


Si babai, ashtu edhe i biri - djali i Leo Messit driblon të gjithë bashkëlojtarët e tij dhe shënon gol brilant
Lexo po ashtu Si babai, ashtu edhe i biri - djali i Leo Messit driblon të gjithë bashkëlojtarët e tij dhe shënon gol brilant

Ish-anësori i Liverpoolit, Maxi Rodriguez, ishte ndër ata që u shfaqën në ekran për të uruar Messin për ditëlindjen e 35-të përpara se fëmijët të vazhdonin me këngët e tyre.

Ylli i PSG -së mbushi 35 vjeç dje në Sa Ferradura pranë bregut verior të Ibizas dhe festoi me miqtë duke përfshirë Suarez dhe ish-mesfushorin e Arsenal dhe Chelseat, Cesc Fabregas dhe partnerët e tyre.

Gruaja e Messit, Antonela Roccuzzo dhe tre fëmijët e tyre Thiago, nëntë vjeç, Mateo, gjashtë vjeç dhe Ciro, katër vjeç, kanë qëndruar në një rezidencë që kushton mbi 280 mijë euro në javë në ishull me Cesc dhe gruan Daniella Semaan.

Një koleksion i madh të rinjsh i kënduan Messit Happy Birthday

Pothuajse në të njëjtën kohë me këngën “Happy Birthday” në Rosario për shtatë herë fituesin e Topit të Artë, ylli i PSG-së po shijonte pijet e mbrëmjes me miqtë e tij futbollistë dhe partnerët e tyre.

Udhëtimi i tij familjar në Ibiza erdhi dy javë pasi ai pushoi në rezidencën e tij pranë qytetit të tij të lindjes pas ndeshjeve ndërkombëtare.

Edhe këtë herë Messi e mposht Ronaldon: Argjentinasi thyen rekordin e portugezit për më së shumti fanella të shitura
Lexo po ashtu Edhe këtë herë Messi e mposht Ronaldon: Argjentinasi thyen rekordin e portugezit për më së shumti fanella të shitura

Aventurat e fundit të Messit me Argjentinën përfshinin një përballje në Wembley me Italinë, ku amerikanët e Jugut fituan 3-0.

Pushimet e Messit në Med pritet të jenë të fundit para se të kthehet në Paris për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm, i cili do të ndërpritet nga Botërori i Katarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori