LAJMI I FUNDIT:

Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Sot, rreth orës ‪15:00 në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

“Zyrtarët korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë vërejtur se avokati, A.B, në xhepin e palltos së tij kishte të paketuara dhe të lidhura me lidhëse prej llastiku një sasi të konsiderueshme të parave (euro), për të cilat dyshohet se tentonte t`i fuste brenda qendrës.

Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka lokalizuar provat materiale”, thuhet në njoftim.


Lidhur me rastin janë njoftuar Policia dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët po merren me rastin.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës dhe mjeteve të palejueshme, dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me dukuritë dhe veprimet e tilla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori