LAJMI I FUNDIT:

Paralajmëron kreu i OBSH-së: Vendet të jenë të gatshme të reagojnë shpejtë në rast të një vale të re të pandemisë

Paralajmëron kreu i OBSH-së: Vendet të jenë të gatshme të reagojnë shpejtë në rast të një vale të re të pandemisë

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar vendet që planifikojnë të zbusin masat mbrojtëse në luftën kundër pandemisë së COVID-19, që të jenë të gatshme për reagim të shpejtë në rast se vjen deri te një valë e re e coronavirusit.

Tedros gjatë një takimi virtual me ministrat e Shëndetësisë së vendeve anëtare të G20, ka deklaruar se po e inkurajon fakti se disa vende anëtare planifikojnë të zbusin masat kufizuese për shkak të pandemisë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, siç raporton AP, ka thënë se është thelbësore se zbutja e këtyre masave kufizuese të realizohen me faza – pra gradualisht.


Zbutja e masave kufizuese sipas tij nuk do të thotë se ka marrë fund eidemia e COVID-19 në cilindo vend, “po thjesht ka filluar një fazë e re”.

“Është e shumë e rëndësishme që në fazën tjetër, vendet të jenë më të edukuara, të angazhojnë dhe përgatisin qytetarët për të parandaluar dhe reaguar shpejtë në rast të ndonjë vale të re të coronavirusit. Të sigurojnë kapacitete të mjaftueshme për kryerjen e testeve, të izolojnë dhe kujdesen për këdo që infektohet dhe të gjurmojnë kontaktet që mund t’i kenë pasur”, ka shtuar ai.

Kreu i OBSH-së është shprehur i shqetësuar me forcimin e pandemisë së coronavirusit në vendet e varfra, të cilave u mungojnë resurset për luftimin me numrin e madh të rasteve pozitive. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori