LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohet vendimi në Shqipëri, në bare dhe restorante mund të hyni vetëm me certifikatë vaksinimi

Paralajmërohet vendimi në Shqipëri, në bare dhe restorante mund të hyni vetëm me certifikatë vaksinimi

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastrliu ka paralajmëruar  vendosjen e pasaportës së vaksinimit për të hyrë në lokale e restorante.

Gjatë një interpelance në kuvend, Manastirliu tha se kjo masë vjen në një kohë kur aplikohet në të gjitha vendet e tjera.

“Si hyhet në një lokal në Evropë? A hyhet me Green Pass? Do ta vendosim Green Pass-in? Si shkohet në strukturat e tjera të shërbimit? Do ta vendosim Green Passin. E vendosëm në Universitete”.


Manastirliu iu përgjigj edhe akuzave të opozitës se Shqipëria renditet ndër vendet e fundit sa I përket vaksinimit dhe se në popullatë janë injektuar vaksina të pacertifikuara dhe të pasigurta.

“Ne përdorim vaksinën kineze të pacertifikuar që nuk përdoret nga BE. Ne jemi të amulli të plotë duke bërë një sallatë ruse me vaksinat.”

“Të gjitha vaksinat që janë përdorur dhe përdoren në Shqipëri, janë të miratuara nga OBSH dhe nga agjenci të rëndësishme të Barnave. Nga 8 Nëntori SHBA lejon për udhëtim vaksinat kineze, kjo është vendim ku njihet kjo vaksine.”

Demokratët i kërkuan shpërndarjen e komitetit të ekspertëve me argumentin se është një instrument në duart e qeverisë, por Ministria e Shëndetësisë akuzoi opozitën se po dezinformon qytetarët. Teksa parlamenti miratoi disa ndryshime në marrëveshjen me Pfizer, Manastirliu tha se Shqipëria do të ndjekë objektivin e OBSH-së për vaksinimin e 70 % të popullsisë deri në mesin e vitit 2022./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Politikë
Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Lajme
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Kronika e Zezë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kalo në kategori