LAJMI I FUNDIT:

‘Parakalimi i maturës’ në sheshin ‘Maqedonia’

‘Parakalimi i maturës’ në sheshin ‘Maqedonia’

Në sheshin ‘Maqedonia’ sot në mesditë do të mbahet edicioni i 10-të i ‘Parakalimit të maturantëve’ ku tradicionalisht nxënësit të cilët përfundojnë arsimin e mesëm, vallëzojnë kuadril, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Organizuesi i ngjarjes është, Drejtoria për kulturë dhe art në Shkup, pret të kyçen rreth 1.200 maturantë nga 20 shkolla të mesme nga Shkupi, si dhe 1.300 moshatarë të tyre nga 12 shkolla të mesme në Strugë, Ohër, Strumicë, Vallandovë, Gjevgjeli dhe Negotinë.

Pjesa zyrtare e programit do të fillojë në orën 11:40, me fjalimin e kryetarëve të komunave. Më pas maturantët do të thonë deklaratë për jo dhunë, pas çka do të pasojë inkuadrimi i drejtpërdrejtë i Radio Sllovenisë, prej nga do të merret muzika nga opera e Shtrausit “Lakuriqi” ku maturantët saktë në orën 12:00 në të gjitha qytetet pjesëmarrëse në manifestim do ta vallëzojnë kuadrilin.


Nikolla Gligorov nga Drejtoria për kulturë dhe art, në konferencë për shtyp tha se “Parakalimi i maturantëve” tashmë është manifestim tradicional që çdo vit tërheqë numër gjithnjë e më të madh të maturantëve të cilët vullnetarisht paraqiten për pjesëmarrje.

‘Parada e maturantëve’ mbahet me mbështetje të Delegacionit të BE-së në Shkup dhe Qytetit të Shkupit.

Parakalimi i maturantëve filloi të organizohet në vitin 2001 në Lubjanë, ndërsa në Maqedoni për herë të parë u mbajt në vitin 2007 në Shkup dhe në Ohër në organizim të Drejtorisë për kulturë dhe art Shkup dhe Klubit sportiv vallëzues ‘Ritam plus’ nga Shkupi.

Gjatë nëntë viteve të shkuara në parakalimin në Shkup morën pjesë gjithsejt 6.552 maturantë dhe 8.146 në qytetet e tjera të Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori