Kosova është vend i përshtatshëm për shumë disiplina sportive e në mesin e tyre është edhe paragllajdizmi, sport i cili ende nuk e ka vendin e merituar në shoqërinë tonë. Kjo nuk do të thotë se nuk ka të interesuar për këtë sport, i cili llogaritet në mesin e sporteve ekstreme, por shumë joshës dhe atraktiv. Fadil Gërguri jo vetëm që është i pasionuar pas këtij sporti, por aeronautika në kryeqytet dhe përgjithësisht në vendin tonë sikur nuk mund të paramendohet pa të.
Ai është nënkryetar i Federatës Aeronautike të Kosovës dhe sekretar i KA Prishtina, por thjeshtë, është “alfa e omega” e aeronautikës sonë dhe njeriu i cili jo vetëm që është i mishëruar me paragllajdizmin, por që një pjesë të jetës e lidh me nënqiellin jo vetëm kosovar, por edhe më gjerë. Kjo mbase duket e çuditshme, por është e kuptueshme për personin i cili deri më tash ka me mijëra fluturime dhe i cili kur është në pyetje kjo disiplinë, shumëçka lë anash.
“ Ditët e para të mia me fluturimin lidhen me vitin 1981, kur u përurua aeroporti në Batllavë dhe kur nuk ngurova por u regjistrova edhe pse nuk kisha shumë njohuri, por e ndieja se diçka më josh me këtë disiplinë sportive. Natyrisht se fillimi nuk ishte i lehtë, pasi nuk e dija se çfarë po ndodh, gjithçka më sillej vërdallë në kokë. Në fluturimin e parë nuk kam pasur frikë, por jam tmerruar në fluturimin e dytë dhe të tretë, dhe më pas e kam kuptuar se çdo parashutist e ka ndjenjën e tillë”, shprehet Fadil Gërguri, duke bërë me dije se “ky sport nuk përkrahet shumë, dhe veçmas ndihet mungesa e të rinjve, të cilët nuk janë të kyçur në këtë sport”.
Sa i përket garave veçmas atyre ndërkombëtare, Gërguri thotë: “Ne kemi të drejtë të marrim pjesë në garat ndërkombëtare, pasi 16 pilotë tanë janë të pranuar në Federatën Ndërkombëtare ( FAI) në fluturime të lira. Në fakt, jemi të pranuar vetëm pilotët e jo Federata, pasi Serbia ka ndikim të madh dhe kjo është pengesa kryesore. Megjithatë, kemi marr pjesë në gara në 16 shtete, ku veçohet vendi i tretë në Slloveni, pastaj pjesëmarrja në Kroaci, Greqi, Bullgari etj, ndërkohë që në Shqipëri jemi të rregullt në “Albania Open”, ku marrin pjesë 30 shtete, e ne prore renditemi në vendin e 6 apo 7 ”.
Sa i përket garuesve kosovarë dhe cilësisë, ai thotë se “ ka shumë pilotë, të cilët me ndihmën e shtetit do të arrinin rezultate të mira. Mbi të gjithë është Hyzdri Gubetini, një lider i vërtetë si në disiplinën e krosit ashtu edhe të cakut, ndërkohë që duhet përmendur edhe Gëzimin, Shkëlqimin, Shkumbinin, Artanin, Bashkimin, Beratin etj”. FAK së bashku me Federatën Shqiptare të Aeronautikës është nënshkruese e kampionatit të përbashkët e ku përfshihet edhe skuadra e vetme shqiptare nga Maqedonia, Konder e Gostivarit.
“ Tashmë janë mbajtur dy etapat e para, kurse më 25-26 tetor në Mitrovicë mbahet edhe etapa e tretë e kampionatit. Kampion i parë në edicionin 2010/2011 ishte Hyzdri Gubetini, kurse në edicionin 2011/2012 kampion u shpall Xhonatan Ismaili i Shqipërisë. Në fakt, pas 30 fluturimeve të gjashtë etapave, Xhonatan Ismaili doli para Hyzdri Gubetinit me vetëm 2 centimetra, që dëshmon se çfarë gare e paqartë ishte”, shprehet mjeshtri i paragllajdizmit, i cili është i bindur se ky sport nuk është aq i rrezikshëm sa flitet, duke thënë se “ në vendin tonë nuk kemi fare pasoja nga ky sport i cili merret si ekstrem, por si po shkojnë rrjedhat tek ne, edhe futbolli po del se është sport ekstrem. Më mirë është që të rinjtë të merren me paragllajdizëm sesa të qëndrojnë nëpër kafiter”.
Kosova llogaritet si vend i përshtatshëm për paragllajdizëm. Klima e përshtatshme në vendin tonë bën që në çdo stinë, ky sport të jetë aktiv gjatë gjithë vitit. Kjo shtrirje e vazhdueshme kohore, ka luhatjet e saj në varësi të sezonit të drejtimit dhe kahun e erës. Zonat më ideale janë: Peja, Goleshi, Kaçandolli, Strellci, Budriga e Istogu, por që mungesa e infrastrukturës rrugore ka bërë që të ketë ngecje në zhvillimin e këtij sporti. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
![Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/maresca-slot-780x439.png)
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror
![Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/guardiola-780x439.png)
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
![Publikohet lista me trajnerët më të paguar në botë për vitin 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/carlo-780x439.png)
Publikohet lista me trajnerët më të paguar në botë për vitin 2025
![Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vv-780x439.jpg)
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës
![Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-28-780x439.jpg)
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti