Nga 6 miliardë euro që janë paraparë për vendet e Ballkanit Perëndimor me Planin e Rritjes, Kosovës i takojnë mbi 800 milionë. Për këtë tashmë aprovimin e ka dhënë Komisioni i IPA-s por megjithkëtë, shkaku i masave, ka mendime në Prishtinë që përfitimi nga ky fond mund të jetë problematik. Nga BE-ja i thanë televizionit se masat për Kosovën vazhdojnë të jenë në fuqi dhe ende ka diskutim në mesin e vendeve anëtare për këtë çështje.
Në kuadër të Procesit të Berlinit, ndër të tjera një lajm të mirë e dha Presidentja e Komisionit Europian.
Ursula Von Der Leyen tha se brenda këtij viti, do të ndahen mjetet e para nga fondi prej 6 miliardë eurosh sa janë pjesë e Planit të Rritjes.
Nga programi që synon t’i afrojë më afër BE-së shtetet e Ballkanit Perëndimor, Kosova parashihet t’i përfitojë 826 milionë euro.
Megjithëse vendi është ende nën masa nga BE-ja, të paktën për këtë fond është dhënë aprovimi nga Komisioni i IPA-s që dha pëlqimin për agjendat e reformave të Kosovës dhe katër vendeve tjera të rajonit, pos Bosnje e Hercegovinës.
Pavarësisht kësaj, sipas ish-ministres së Integrimin Europian, tani pjesë e PDK-së, Kosova mund t’i gëzojë këto para vetëm atëherë kur BE-ja vendos pro heqjes së masave ndëshkuese për Prishtinën zyrtare.
“Sigurisht do të ishte shumë e rëndësishme para shumë të nevojshme, por megjithatë në rrethanat në të cilat Kosova është nën sanksione për një ndihmesë të tillë as që bëhet fjalë sepse nuk mund të jesh përfituese derisa je nën sanksione. Ne jemi dëshmitarë të kohës sepse të gjitha fondet e paraantarësimit apo IPA fondet janë pezulluar për Kosovën po aq sa janë pezulluar edhe takimet e nivelit të lartë” – ka thënë Mimoza Ahmetaj, ish-ministre e Integrimit Europian.
Por, për përfitim nga Plani i Rritjes ndryshe nga nënkryetarja e PDK-së, mendojnë nga shoqëria civile.
“Unë mendoj që masat nuk do të duhej të ishin problem që Kosova të përjashtohet ose të paktën përkohësisht të mos ishte përfituese e Planit për Rritje për shkak se ky është një instrument shtesë që nuk hyn në kuadër të fondeve IPA, prandaj edhe si i tillë nuk do të duhej të pengohej nga masat ekzistuese të cilat janë” – ka thënë Egzon Osmani, drejtor i Programit në FES.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për televizionin ka thënë se nuk asgjë të re sa i përket masave ndëshkuese pos që për to vendosin vendet anëtare të BE-së.
“Diskutimet për të hequr masat për Kosovën po vazhdojnë ndërmjet vendeve anëtare dhe Këshillit” – tha Stano.
Plani i Rritjes përbëhet nga 2 miliardë euro në formë grantesh dhe 4 miliardë kredi./RTV Dukagjini
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe