LAJMI I FUNDIT:

Para Kuvendit deri në zgjedhjen e Ombudspersonit

Para Kuvendit deri në zgjedhjen e Ombudspersonit

Aktivistët e organizatës Nisma Ime, ditën e enjte, me fillim në ora 9:45, do të qëndrojnë në hyrje të Kuvendit të Kosovës për të kërkuar nga Deputetët e Kuvendit të Kosovës që gjatë kësaj seance të marrin pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Ombudspersonit.

Kuvendi i Kosovës, në agjendën e vet e ka paraparë që Ombudspersoni të zgjidhet gjatë kësaj seance.

“Duke pasur parasysh që Kosova nga viti 2006 nuk ka Ombudsperon, kërkojmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të përmbushin obligimin e tyre duke e zgjedhur atë”, thuhet në një komunikatë të kësaj organizate.

Aktivistët e Nisma Ime do të qëndrojnë para ndërtesës deri në momentin e zgjedhjes së Ombudspersonit, përfundon komunikata. /Telegrafi/