Niveli i papunësisë po zvogëlohet, por një numër gjithnjë e më i madh i të rinjve janë pa punë. Të dhënat që i publikoi Banka Botërore tregojnë se është duke shënuar rënie edhe numri i popullatës aktive. Ata që janë të aftë për punë nuk duan të punojnë dhe nuk kërkojnë punë. Migrimi, para së gjithash i të rinjve, shënon rritje.
Shifrat për tregun maqedonas të punës janë alarmante. Biznesmenët tashmë e porositën Qeverinë se duhet të pushojë me tërheqjen e investitorëve të huaj meqë nuk ka punëtor.
Nga Banka Botërore, nga ana tjetër, alarmojnë se për Maqedoninë sigurimi i kuadrit të kualifikuar, është njëra prej kërkesave për hyrje në Bashkimin Evropian. Për të rritur efikasitetin e ekonomisë, hallkë kyçe është efikasiteti i tregut të punës.
Problemi tjetër është se Maqedonia ka produktivitetin më të vogël të punës në Evropë. Problemi i tregut maqedonas të punës është edhe mobiliteti më i vogël i popullatës së aftë për punë.
“Duhet të punoni në mobilitetin e fuqisë punëtore, njerëzit të mund të shpërngulen lehtë nga njëra punë në tjetrën nëse ajo nuk është e qëndrueshme, të ketë mobilitet nëpër sektorë dhe rajone. Duhet të kenë shkathtësi përkatëse të mund të migrojnë në profesione të ndryshme dhe të ndërrojnë punët nëse ka në ndonjë rajon tjetër. Keni papunësi trefish më të madhe në rajonin verilindor, krahasuar me atë juglindor. Këto rajone janë shumë afër por ka dallime të mëdha mes rajoneve”, theksoi Sanja Maxhareviq Shuister, ekonomiste e lartë e Bankës Botërore.
Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se papunësia ka shënuar rënie në nivelin më të ulët historik prej 21,3 për qind. Kjo përqindje është ende e lartë krahasuar me vendet evropiane. Njëherësh papunësia te popullata e re shënon rritje dhe ka arritur deri 50 për qind./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës