LAJMI I FUNDIT:

Papagalli i tregon veterinarit adresën e tij

Papagalli i tregon veterinarit adresën e tij

Papagalli Yosuke ka fluturuar nga kafazi i tij dhe ka humbur në Tokion shumëmilionësh, mirëpo falë asaj që pronari i tij i ka mësuar disa të dhëna të dobishme, ai ka arritur të kthehej në shtëpinë e tij të dashur.

Njerëzit të cilët e kanë gjetur papagallin kanë arritur ta kthejnë atë tek pronari sepse zogu ka mësuar të thotë emrin dhe adresën e tij.

Zyrtari policor Shinjiro Uemra ka thënë se papagalli i përhitur afrikan është gjetur mbi kulmin e një shtëpie dhe më pas i është dorëzuar veterinarit. Ai ka mbetur i befasuar kur ka dëgjuar se si zogu tregon emrin dhe adresën e tij.

Veterinari ka thirrur pronarin e tij dhe ai ka qenë shumë i lumtur që i kanë kthyer kanakarin e tij të dashur.