Në një intervistë për “Klan Maqedoni”, zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Dimitrios Papadimoulis shprehet se Bashkimi Europian duhet të korrigjojë gabimin historik që bëri me mosmarrjen e vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Për Papadimoulis, hapja e negociatave në mars është e arritshme, por kërkon arritjen e rezultateve dhe opozita në Maqedoninë e Veriut duhet të ndjekë shembullin e ish-opozitës në Greqi.
-Zoti Papadimoulis. Bashkimi Evropian është aktualisht i ndarë në dy grupime lidhur me politikën e zgjerimit. Disa shtete mbështesin propozimin e Francës për ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit dhe kërkojnë rezultate në reforma, ndërkohë që një shumicë prej më shumë se 15 shtetesh kërkojnë paralelisht hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars. Cili është qëndrimi juaj?
“Është thelbësore për Bashkimin Europian të ndryshojë gabimin historik që Këshilli i ministrave e bëri në tetor. Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj e meritojnë një orientim evropian. Ata kanë bërë përpjekje tê shumta lidhur me reformat. Ata arritën marrëveshjen e Prespës, duke hapur rrugën për të ardhmen. Dhe e ardhmja ofron përfitim të ndërsjellë në kuadrin e perspektivës evropiane. Nuk bëhet fjalë vetëm vetëm një shpërblim vetëm për Maqedoninë e Veriut, por është edhe në të mirën e rajonit të Ballkanit, Greqisë dhe Bashkimit Europian në tërësi. Ndaj mendoj, se ne mund tê kryejmë dy procese paralelisht. Së pari, të fillojmë negociatat e anëtarësimit dhe paralelisht të diskutojmë të gjitha ndryshimet e nevojshme në procesin e anëtarësimit. Greqisë i janë dashur 20 vjet që nga fillimi i procesit të negociatave në 1961 deri në anëtarësimin e saj në 1981. Pra, ne nuk po diskutojmë këtu për anëtarësim dhe është e rëndësishme të mos humbim më kohë, se kjo na çon te humbja e besimit dhe e shpresës. Për shumicën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht brezin e ri, është procesi i demokratizimit dhe i modernizimit të vendit që jep shpresë lidhur me punësimin, prosperitetin e vendit dhe një të ardhme më të mirë sesa prindërit ose gjyshërit e tyre. Ne jemi duke bashkuar forcat, pasi Maqedonia e Veriut ka një mbështetje pothuajse unanime në Parlamentin Evropian me më shumë se 90% për hapjen e negociatave, ashtu si dhe në ekipin e Komisionit Evropian të mëparshëm dhe të tanishëm. Në Këshillin e ministrave, 24 nga 27 shtetet anëtare e mbështesin gjithashtu këtë ide.
Ndërkohë ka iniciativë si ajo e Greqisë që mblodhi së bashku ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë si dhe Ministrat e tjerë të Jashtëm të Bashkimit Evropian.
‘Ka hapa pozitivë. Unë jam takuar me ministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe kam diskutuar me të procesin. Jam i lumtur që qeveria e re e Greqisë, edhe pse kur ishte në opozitë e shigjetoi Marrëveshjen e Prespës, tani po ndjek rrugën e hapur nga Tsipras dhe Zaev për Marrëveshjen e Prespës dhe mbështetjen e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Kjo kthesë e ish-opozitës në Greqi mund t’i shërbejë si një mësim edhe opozitës në Maqedoninë e Veriut, sepse nga marrëveshja e Prespës përfitojnë tê dyja vendet, qytetarët e tyre dhe rajonin’.
Ajo që kërkohet nga shumica e shteteve anëtare dhe Komisionit Evropian është hapja e negociatave me të dyja vendet në mars. Është e arritshme kjo?
Është e realizueshme, mund të bëhet dhe po punoj për këtë. Por preferoj të përqëndrohem te arritja e rezultateve sesa te dhënia e premtimeve
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve