LAJMI I FUNDIT:

Papa nuk ka nevojë për prezervativë

Papa nuk ka nevojë për prezervativë

Policia franceze ka përforcuar kontrollimin e aktivistëve homoseksualë për të parandaluar incidentet e mundshme sikur që janë hedhja e prezervativëve në Papën gjatë vizitës së tij të pritur në Paris dhe Lourdes.

Grupimet si Act Up, të cilat veçmë kanë bërë thirrje për protesta gjatë kohës së vizitës së Papës, tani jam nën mbikëqyrje të rreptë, ka njoftuar gazeta prestigjioze franceze Le Figaro.

Gjatë kohës së vizitës në Sydney të Australisë aktivistët homoseksualë kishin hedhur prezervativë në drejtim të tij.

Gjatë vizitës së Papës në Paris dhe Lourdes në mes datave 12 e 15 shtator, për sigurinë e tij do të angazhohen rreth 6.000 policë.


Këto masa të sigurisë për kushtet franceze mund të konsiderohen si jashtëzakonisht të larta, pohon Le Figaro.