LAJMI I FUNDIT:

Panorama: Ekspertiza konkludon se Veizi është vrarë nga efektivi i Gardës

Panorama: Ekspertiza konkludon se Veizi është vrarë nga efektivi i Gardës

Ziver Veizi, njëri nga të vrarët e 21 janarit, është qëlluar nga një automatik MP5, të njëjtë me ata që përdoren nga Garda e Republikës, raportoi të hënën e përditshmja Panorama.

Grupi hetimor ka marrë të shtunën rezultatet e ekspertizës së predhës së gjetur në trupin e Veizit.

Burime nga Grupi hetimor bënë të ditur se predha e gjetur në trupin e viktimës ka shkaktuar dëmtime të mëdha, çka tregon se më parë ajo është ndeshur me një mjet apo send të fortë para se të godiste viktimën. Të njëjtat burime pohuan për të njëjtën të përditshme se predha përputhet me një prej armëve që është përdorur nga efektivat e Gardës së Republikës gjatë ngjarjeve të 21 janarit.

“Bëhet fjalë për një predhë 9mm që i përket një automatiku model turk MP5, që është përdorur nga Garda e Republikës”, thanë për gazetën burime nga organi i akuzës.


Tashmë hetimet do të përqendrohen në zbulimin e personit që ka pasur në zotërim këtë automatik. Për këtë qëllim, bazuar në numrin e serisë së armës që përputhet me predhën, Prokuroria do të kontrollojë regjistrat e shërbimit të Gardës së Republikës.

Pas këtij verifikimi hetimet do të përqendrohen në qartësimin e zonës, në të cilën ka qenë i vendosur efektivi që mbante armën në fjalë për të saktësuar momentin e vrasjes në raport me zonën ku ndodhej Ziver Veizi, në momentin që u godit nga plumbi.

Ndërkohë, Panorama raportoi të hënën se prokuroria ka deklaruar se krahas tabulateve telefonikë të kërkuara nga kompanitë celulare, gjashtë drejtuesit e Gardës së Republikës për të cilët organi i akuzës ka lëshuar urdhër-ndalimet janë vënë në përgjim qysh prej datës 22 janar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Aksioni në

Aksioni në "Pallatin e Rinisë, deklarohen nga ndërmarrja: Po bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse

Lajme
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Lajme
Kalo në kategori