LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e sulmit ndaj policëve në Moskë – momenti kur një i ri hap zjarr ndaj një grupi policësh (Video)

Pamjet e sulmit ndaj policëve në Moskë – momenti kur një i ri hap zjarr ndaj një grupi policësh (Video)

Kamerat e sigurisë kanë xhiruar momentet kur një i ri hap zjarr me pistoletë ndaj një grupi policësh përpara Ambasadës së Kamboxhias në Moskë.

Një prej policëve mori plagë në këmbë dhe u dërgua në spital. Kolegët e tij iu kundërpërgjigjën të shtënave dhe plagosën agresorin, duke e arrestuar më pas.

Sulmi ndodhi papritur, teksa grupi i policëve ishte angazhuar për të mbikëqyrur zonën gjatë kalimit të një delegacioni.


Autoritetet ruse thanë se motivet e ngjarjes ishin të paqarta, përcjell javanews.al.

Sulmuesi ishte një 31-vjeçar nga rajonet ruse të Kaukazit Verior, por nuk dhanë detaje të zgjeruara mbi identitetin e tij.

Dyshohet për një akt terrorist, pasi në Kaukazin Verior ku dominon popullsia myslimane, grupet xhihadiste janë aktive.

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori