Ndërsa dielli lindi mbi Mekë të dielën më 18 Korrik, deri në 60,000 pelegrinë të veshur me rroba të bardha zakonore të quajtur Ihram filluan udhëtimin e tyre pesë-ditor shpirtëror.
Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe një detyrë një herë në jetë për të gjithë myslimanët me trup të aftë për të kryer këtë rit, nëse kanë mundësi.
Para pandemisë së shkaktuar nga coronavirusi, rreth 2.5 milionë pelegrinë do të zbrisnin në Mekë për Haxhin vjetor.
Sidoqoftë, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi, këtë vit, ashtu si gjatë vitit 2020, asnjë pelegrin i huaj nuk do të marrë pjesë në Haxh pasi Arabia Saudite kufizoi pelegrinazhin vjetor në një maksimum prej 60,000 qytetarë të vaksinuar dhe banorë midis moshës 18 dhe 65 vjeç.
Meka nga qielli
Qendrore për pelegrinazhin mysliman është Xhamia e Madhe e Mekës e cila strehon Qaben, një strukturë në formë kubi të mbështjellë me mëndafsh të zi me vargje të Kuranit të thurura në të me fije ari dhe argjendi.
Myslimanët besojnë se profeti Ibrahimi dhe djali i tij, Ismaili ndërtuan Qabenë si shtëpinë e Zotit.
Struktura është ndërtuar dhe rindërtuar disa herë me rinovimin e fundit të madh që ndodhi në vitin 1996 për të forcuar themelin e saj.
Kudo që janë në botë, myslimanët kthehen me drejtim kah Qabeja kur kryejnë lutjet e tyre.
Për të akomoduar miliona pelegrinë që marrin pjesë zakonisht në pelegrinazhin vjetor, terrenet e Xhamisë së Madhe janë zgjeruar ndjeshëm gjatë dekadave të fundit.
Në vitin 2019, Arabia Saudite njoftoi se kishte pranuar më shumë se 95 milionë pelegrinë gjatë 50 viteve të fundit dhe se kishte në plan të priste 30 milionë pelegrinë për Haxh dhe Umrah çdo vit, përcjell Telegrafi.
Imazhet satelitore të Google Earth të kapura nga viti 2004 deri në dhjetor 2020 tregojnë se sa shpejt është zgjeruar qyteti i shenjtë.
Për myslimanët, Haxhi ri-kujton veprimet e Profetit Muhamed në “pelegrinazhin e tij lamtumirës” në 632 (sipas kalendarit diellor), i cili ndjek gjurmët e profetëve Ibrahim dhe Ismail në shkretëtirën arabe.
Kjo është një shtyllë qendrore e besimit islam që synon të pastrojë ithtarët nga mëkati dhe t’i afrojë ata më pranë Zotit.
Haxhi bie në 8 të Dhul al-Hixhah, muaji i dymbëdhjetë dhe i fundit në kalendarin hënor islamik i cili zhvendoset 10-12 ditë më herët çdo vit.
Pelegrinazhi zgjat pesë ditë dhe përfshin udhëtimin në vendet kyçe përreth Mekës duke përfshirë Mina, malin Arafat, Muzdalifah, Xhamaret dhe Xhaminë e Madhe.
Të hedhim një vështrim në procesin hap pas hapi në infografinë më poshtë.
Atje, siç edhe dihet, për qindra vjet, pelegrinë nga e gjithë bota do të udhëtonin me deve ose me anije për javë me radhë për të arritur në Mekë.
Me lehtësinë e udhëtimit modern ajror, ky udhëtim tani mund të përfundojë brenda disa orësh.
Haxhi “me distancë shoqërore”
Në kulmin e saj në vitin 2012, gati 3.2 milionë pelegrinë nga mbi 190 vende kryen Haxhin.
Vetëm një vit më vonë, një shpërthim i Sindromës respiratore të Lindjes së Mesme, ose coronavirusit MERS, detyroi afërsisht një milion pelegrinë të hiqnin dorë nga udhëtimi në Mekë.
Ndërkohë në vitin 2020, pas shpërthimit të COVID-19, zyrtarët sauditë njoftuan se do të lejonin vetëm rreth 10,000 pelegrinë që banonin në mbretëri të kryenin Haxhin pa u lejuar asnjë vizitor jashtë shtetit.
Dhe këtë vit, deri në 60,000 qytetarë të vaksinuar dhe banorë të Arabisë Saudite midis moshës 18 dhe 65 do të lejohen të kryejnë pelegrinazhin vjetor, përcjell Telegrafi.
Më 19 mars, 2020, autoritetet saudite pezulluan të gjitha lutjet në dy xhamitë kryesore në Mekë dhe Medinë.
Lutjet me kongregacion rifilluan shtatë muaj më vonë me masat mbrojtëse të vendosura dhe udhëtarëve myslimanë nga jashtë Arabisë Saudite u lejohet një numër i kufizuar i vizave për Umrah duke filluar nga 1 nëntori 2020.
Para dhe pas imazheve satelitore të bëra vetëm dy muaj larg tregojnë se si Xhamia e Madhe e mbushur me njerëz zakonisht mbetej bosh pas pandemisë globale.
Haxhi në botën dixhitale
Për miliona njerëz që nuk janë në gjendje të kryejnë pelegrinazhin këtë vit, një përvojë dixhitale mund të ofrojë një vështrim të shkurtër se si është të adhurosh në vendin më të shenjtë të Islamit.
Në vitin 2015, Al Jazeera prodhoi një përvojë 360 gradë VR që i bën shikuesit të kenë një turne për të parë vendet e rëndësishme që miliona myslimanë vizitojnë gjatë Haxhit.
Përjetoni udhëtimin duke lëvizur telefonin tuaj ose “tërhiqeni” videon për të parë se si duket Meka nga të gjitha anët.
Ndryshe, Kurban Bajrami ose Festa e Kurbanit festohet në ditën e tretë të Haxhit dhe zgjat për tri ditë.
Këtë vit myslimanët në të gjithë botën do të festojnë Bajramin më 20-22 korrik.
Kurban Bajrami është festa e dytë e madhe myslimane pas Kurban Bajramit, e cila shënon fundin e Ramazanit, muajin e agjërimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë