LAJMI I FUNDIT:

Palhinha flet për mundësinë e transferimit te Bayern Munich në janar, pasi gjatë verës dështoi

Palhinha flet për mundësinë e transferimit te Bayern Munich në janar, pasi gjatë verës dështoi

Joao Palhinha ishte afër bashkimit me Bayern Munich në afatin kalimtar të verës dhe madje raportohet se kishte udhëtuar në Mynih për teste mjekësore, por marrëveshja dështoi.

Pavarësisht nënshkrimit të një kontrate të re me Fulhamin, ai ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm në janar dhe drejtori sportiv i Bayern Munich, Christoph Freund e pranoi se mesfushori ende po monitorohet nga klubi.

Portugezi u pyet nëse ai ende po mendon një kalim te Bayern Munich, por ai këmbëngul se fokusi i tij është të përfundojë muajin dhjetor me Fulhamin.


“Nuk po e mendoj në kokën time, jam i qetë. Nuk po mendoj shumë për atë që do të vijë më pas. Po mendoj për shtatë ndeshjet që kemi në dhjetor. Janë ndeshje të komplikuara, Boxing Day, të gjitha bashkohen. Është një muaj i rëndësishëm për Fulhamin dhe për mua gjithashtu. Dhe këtu është fokusi im. Çfarëdo që të ndodhë në janar do të ndodhë”, ka thënë Palhinha.

Arsenali dëshiron t’ia ‘vjedh’ Bayern Munichut objektivin kryesor
Lexo po ashtu Arsenali dëshiron t’ia ‘vjedh’ Bayern Munichut objektivin kryesor

Fulham po përgatitet për mundësinë e largimit të tij muajin e ardhshëm dhe po shikon mesfushorin e Brazilit dhe Fluminense, Andre si një zëvendësues të mundshëm, sipas The Telegraph.

Palhinhan ka shënuar dy herë në Ligën Premier këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi ka refuzuar lëvizjen e Man Cityt për yllin e ekipit

Real Madridi ka refuzuar lëvizjen e Man Cityt për yllin e ekipit

La Liga
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershem – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershem – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ligat tjera

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori