LAJMI I FUNDIT:

Paguhen për të pirë

Paguhen për të pirë

Një grup miqsh i janë bashkangjitur një xhentëlmeni të moshuar për të pirë në një lokal së bashku, pasi që djali i tij kishte bërë një kërkesë për t’i krijuar shoqëri babait plak.

Mike Hammond ishte bombarduar nga ofertat pasi kishte reklamuar kërkesën që dikush t’i bashkëngjitej babait të tij 88-vjeçar, Jack, për ta shoqëruar nga shtëpia e pleqve deri në një kafene në Anglinë jugore dhe të qëndronte dhe të pinte bashkë me të.

Hammond i kishte ofruar fituesit fatlum, nga shtatë funta në orë, plus harxhimet. Ndërsa, pasi kishte shoshitur të aplikuarit, ai kishte vendosur ta bëjë ndarjen e punës. Shokët e pijes ishin nga personalitetet më të ndryshme, nga një mjek i pensionuar deri te një ish-ushtarak.

“Babi tani do të mund të shkojë në pijetore disa herë në javë, tri herë me miqtë e tij të ri dhe dy herë me mua. Dëshiroj t’ia kthej një pjesë të jetës së mëparshme”, ka thënë Mike Hammond për The Times.