Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se nga 1 korriku paga mesatare në shtet do të rritet në 900 euro. Por çfarë ka ndodhur me pagat në sektorin publik?
Të dhënat tregojnë se paga mesatare ka arritur aktualisht në 87.800 lekë. Paga është rritur mesatarisht me 12% në vit, ose në total për dy vitet e fundit me 24%.
Sa ka mbetur nga kjo rritje në xhepat e punonjësve?
(GR2) Inflacioni, treguesi që dëshmon për rritjen e çmimeve ka pasur një rritje në dy vitet e fundit me 11.5% në total. Kjo do të thotë se gjysma e rritjes së pagës në shtet ka shkuar për amortizimin e çmimeve dhe rritja reale është vetëm 12% për dy vite ose rreth 6% në vit.
Kryeministri Rama ka premtuar se duke filluar nga korriku paga mesatare në sektorin publik do të jetë 900 euro. Në ekonomi, krahasimi bëhet mbi tregues të ngjashëm. Kjo do të thotë se ka vlerë që kryeministri të prezantonte sesa do të ishte rritja e pagës në lek, pasi ne ushqimet nuk i blejmë në euro dhe as faturat e dritave dhe ujit nuk i paguajmë në euro. Ndërkohë që të gjithë jemi dëshmitarë të forcimit të lekut kundrejt euros.
Le ta analizojmë këtë premtim të Ramës
Paga aktuale mesatare në shtet është 87.800 lekë që e konvertuar në euro është 870 euro. Rama premton 900 euro, pra një rritje aktualisht me 30 euro, ku përfitues do të jenë mbi 184 mijë punonjës të administratës publike, përfshi ata të pushtetit vendor, duke qenë se është premtuar unifikimi i pagave në të gjitha bashkitë.
Përtej diskutimit nëse është e madh apo e vogël kjo rritje në kushtet kur euro është 1 me 1 me lekun, vlen të theksohet se një përfitues shumë i madh i rritjes së pagave në shtet është vetë qeveria. Kjo pasi mbledh më shumë të ardhura nga tatimi i pagës.
Shqipëria ka normat më të larta tatimore për punonjësit në rajon, me disa fasha: 0, 8, 13 dhe 25%. Ndërkohë që të gjitha vendet e tjera janë poshtë nesh. Kjo do të thotë se ne i taksojmë punonjësit apo punën më shumë se gjithë të tjerët. Rrjedhimisht, nga rritja e pagave, qeveria do të mbledhë më shumë të ardhura.
Ky nuk është përfitimi i vetëm i kësaj lëvizje të kryeministrit
Rritja e pagave, që rrit edhe të ardhurat e disponueshme të të punësuarve në shtet, pavarësisht shumë apo pak, ndodh përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, pra efekti elektoral është i pashmangshëm. Nga ana tjetër, qeveria siguron më shumë të ardhura nga tatimi i pagës dhe jo vetëm. Më shumë të ardhura do të mblidhen edhe nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe kjo do të financojë deficitin e skemës së pensioneve.
Para që qeveria do të ishte e detyruar t’i jepte. Por në vend që t’i jepte direkt për skemën e pensioneve, i jep indirekt nëpërmjet rritjes së pagave, duke e shitur si një produkt elektoral efikas. Një tjetër përfitim është edhe tërheqja e rritjes së pagave në privat, pasi shteti bëhet konkurrues me biznesin, në kushtet kur vijon edhe rritja e numrit të të punësuarve në administratë./A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Osmani mbështet deklaratën e sekretarit Rubio për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja