LAJMI I FUNDIT:

Padit doktorët të cilët i këputën penisin e tij

Padit doktorët të cilët i këputën penisin e tij

Një burrë nga shteti amerikan Tennessee është duke paditur doktorët të cilët i kanë amputuar organin gjenital pa vetëdijen e tij.

Philip Seaton, 61-vjeçar, nga Shelby County, ishte në spital për tu bërë synet.

Por kur ai u zgjua nga operacioni, e kuptoi që penisi i tij ishte amputuar.

Kirurgët në spitalin e Louisville, Kentucky, kanë thënë se është dashur të ndërmarrin veprime drastike pasi që kanë zbuluar një kancer i cili rrezikonte jetën e pacientit në fjalë.


Por, në aktpadinë e tij, zotëriu Seaton thotë se ka vuajtur çrregullime mentale, dhimbje dhe se ka humbur kënaqësinë e tij të jetës.

Aktpadia është ngritur në gjykatën e Shelby Countyt kundër kirurgut Dr. John Patterson dhe anestezistit Dr. Oliver James.