LAJMI I FUNDIT:

Padi edhe për ministrin Imami

Padi edhe për ministrin Imami

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, për “kërcënim për shkak të detyrës”.

Për këtë arsye, socialistët kanë depozituar të enjten një padi në Prokurori. Ministri Imami hodhi akuza të ashpra në seancën plenare të së enjtes në drejtim të opozitës, duke e akuzuar atë se po tenton të krijojë anarki.

Po ashtu Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka paditur te enjten deputetin e opozitës, Armando Prenga, duke e akuzuar atë për “goditje për shkak të detyrës”. /Telegrafi/