LAJMI I FUNDIT:

Pacolli thotë se Kosova asnjëherë nuk ka qenë më afër anëtarësimit në INTERPOL

Pacolli thotë se Kosova asnjëherë nuk ka qenë më afër anëtarësimit në INTERPOL

Si rezultat i angazhimit të fuqishëm diplomatik, Republika e Kosovës asnjëherë nuk ka qenë më afër dhe nuk ka gëzuar mbështetje më të gjerë për anëtarësimin në INTERPOL, se sa tash.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, pas dhjetëra takimeve të ndara, që ka zhvilluar dhe po zhvillon në kuadër të punimeve vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Nga dhjetëra takime të ndara, që kam arritur t’i zhvillojë brenda selisë së Kombeve të Bashkuara në New York, nga presidentë shtetesh, kryeministra dhe homologë të mi, po gjenerojmë mirëkuptim dhe mbështetje të fuqishme për anëtarësimin e vendit në INTERPOL. Besoj fuqishëm se Republika e Kosovës asnjëherë nuk ka qenë më afër dhe nuk ka gëzuar mbështetje më të gjerë për anëtarësimin në INTERPOL se sa tash”, ka thënë kryediplomati kosovar Pacolli.


Gjithashtu, siç bëhet e ditur në një njoftim, numri dy i Qeverisë, Pacolli, zhvilloi takime me ministrin e Punëve të Jashtme të Vanuatu-s, Ralph Regenvanu, ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Waziri wa Mambo ya Nje, ministrin e Jashtëm të Somalisë, Ahmed Isse Awad, zëvendësministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Tajlandës, Virasakdi Futrakul, ministrin e Punëve të Jashtme të Beninit, Aurélien Agbenonci, ministren e Jashtme të Koresë Jugore, Kang Kyung, dhe homologë të tjerë nga shtete të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë

Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori