Në Sunion ka filluar ministeriali i Grupit të Vishegradit, plus vendeve të Ballkanit perëndimor, ku ministri Pacolli po merr pjesë me ftesë të homologut të tij grek, Nikos Kotzias.
“Kosova dhe Polonia janë të gatshme të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe. Unë do vizitoj Prishtinën dhe ju jeni të mirëpritur në Varshavë”, i tha ministri i jashtëm polak, Jacek Kaputoviç, ministrit të jashtëm të Kosovës dhe numrit dy të qeverisë, Behgjet Pacolli.
“Në rastin më të parë dua të vij në Varshavë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe të forcojmë bashkëpunimin ekonomik. Ju jeni partnerët më të mirë për ne, sepse na kuptoni shumë mirë”, tha Pacolli.
Ai, vlerësoi reputacionin e lartë të ndërmarrjeve polake që “ka patur rastin ta vlerësojë shumë herët”.
Pacolli e falënderoi homologun e tij për mbështetjen e Polonisë për Kosovën në procesin e integrimit europian.
Gjatë takimit miqësor u diskutua edhe për zhvillimet rajonale. I pyetur sesi e sheh përfundimin e bisedimeve Kosovë-Serbi, prej homologut polak, shefi i diplomacisë kosovare tha se “Kosova është shtet i pavarur, i gjithë pranuar dhe Serbia fqinji i saj. Dialogu përfundimtar po bazohet pikërisht mbi këto premisa, sepse ne duam të ndërtojmë të ardhmen e sigurt të fëmijëve tanë,” tha Pacolli.
Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, gjendet në Sunio të Greqisë me ftesë të homologut të tij grek Nikos Kotzias, ku sapo nisi punimet ministeriali i Procesit të Vishegradit (Poloni, Republika Çeke, Hungari, Sllovaki), plus vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ministeriali, që po zhvillohet pak ditë para samitit të Sofies, do të fokusohet në problematikën e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe bashkëpunimit dypalësh të vendeve pjesëmarrëse. Në të marrin pjesë shumë ministra të jashtëm dhe Kosova ka konfirmuar disa takime të nivelit të lartë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Gastroenterologu në Gjilan i largon nga stomaku baterinë e telekomandës 2-vjeçarit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja